Prill – Maj 2016
Për herë të parë, Organizata LIBURNETIK dhe Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë, organizojnë projektin TAF, “Tiranë Art Fest”, në 14 gjimnaze publike të Tiranës.
Vizioni i këtij projekti është zhvillimi i kreativitetit dhe aftësive interpretuese tek të rinjtë, mosha 15-19 vjeç. Forma e zhvillimit e projektit do të jetë garë artistike konkuruese mes gjimnazeve në realizimin e minispektakleve. Çdo shkollë do të ketë në strukturë performancë në 4 disiplina:
- Muzikë
- Kërcim
- Teatër
- Multimedia (foto&video)
TAF synon gjallërimin e jetës kulturore – artistike, nxitjen, promovimin e talenteve të reja dhe inkurajimin i krijuesve të rinj të shkollave të mesme. Ky projekt ndihmon gjithashtu promovimin e diversitetit social – kulturor, edukimin dhe argëtimin e të rinjve për të kontribuar në luftën ndaj të gjithë fenomeneve sociale negative.
Ky projekt ka si objektive kryesore:
- Nxitjen dhe inkurajimin e krijuesve të rinj të shkollave të mesme;
- Gjallërimin i jetës kulturore – artistike nëpërmjet zhvillimit artistik;
- Zhvilimin e edukimit në fuqizimin e luftës ndaj alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative;
- Promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre;
- Krijimin e traditës rinore nëpërmjet bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe Bashkisë Tiranë, në zhvillimin e kapaciteteve artistike rinore në të ardhmen.
Projekti “Tirana Art Fest” do të zhvillohet në 14 gjimnaze të qytetit të Tiranës, zhvillimi i veprimtarisë do të jetë në 4 disiplina:
- Muzikë (këngë solo, duet, në grup, këngë shqip ose të huaja);
- Kërcim (kërcime solo, kërcime çift, ose në grup);
- Teatër (poezi, monolog, komedi, pjesë filmash ose pjesë teatrale);
- Multimedia (temë e lirë, filëm me metrazh të shkurtër, fotografi) etj.
Zbatimi i tij do të bëhet në 4 faza, 3 fazat e para kanë si qëllim garën artistike të zhvilluar brenda periudhës , prill-maj 2016, e cila do të finalizohet me fazën e 4, “Finalja” në 25 Maj 2016.
Audicionet
Faza e parë do të startojë nga data 1- 4 prill, nga audicionet në 14 shkollat e mesme publike të Tiranës do të zgjidhen 2 numra artistikë nga secila disiplinë, në total 8 numra artistikë për çdo shkollë.
Minispektaklet
Faza e dytë do të startojë nga data 15 Prill deri 6 Maj, gjithë elementët e përzgjedhur gjatë fazës së parë nga juria e festivalit, në fazën e dytë, do të organizohen në 7 minispektakle, në total 28 numra artistikë për çdo disiplimë me numra të zgjedhur sipas kategorive të përcaktuara më sipër. Pjesë e fazës së dytë, do të jenë edhe artistë- profesionistë të cilët do jenë edhe pjesë e stafit të zgjedhur artistik të nevojshëm për zhvillimin e fazave të projektit (regjizor, koreograf, muzikant, profesor multimendia, etj.). Juria e festivalit do të vlerësojë spektaklet, ku pas përzgjedhjes do të zhvillohet gjysëm-finalja dhe spektakli final i cili do të përbëjë edhe koncertin final TAF.
Gjysëm-Finalja
Faza e tretë do të organizohet në 13 ose 14 Maj. Tek kjo fazë do të ketë prurje nga përfundimi i fazës së dytë, dhe do të finalizohet me nje “ SHOW”, koncert.
Finalja
Faza finale do të organizohet në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, 25 Maj 2016. Kjo fazë në tërësinë e vet do të ketë 12 numra artistik, ku secila disiplinë vjen me 3 numra. Përgjatë zhvillimit të spektaklit do ndahen edhe çmimet sipas çdo kategorie.
Çdo disiplinë është nën udhëheqjen e katër koordinatorëve artistikë:
Bojken Lako – Muzikë
Klajdi Selimi – Kërcim
Gjergji Trola – Teatër
Albes Fusha – Multimedia