RINIA, Agjent Ndryshimi - Barazia gjinore dhe vlerat e Integrimit Europian
Rreth projektit
Organizata LIBURNETIK me mbështetjen e AMSHC, në kuadër të programit ‘Rinia – Investim dhe garanci për të ardhmen evropiane të vendit’, ka zhvilluar projektin e saj më të ri, RINIA, Agjent Ndryshimi – Barazia gjinore dhe vlerat e Integrimit Europian.
Qëllimi i projektit është promovimi i barazisë gjinore, reduktimi i stereotipeve dhe diskriminimit gjinor në të rinjtë që punojnë me të rinj, duke përdorur metodat kreative dhe interaktive të edukimit jo formal me një qasje bashkohore dhe realizimi i një kërkimi shkencor mbi perceptimin e të rinjve mbi barazinë gjinore.
Objektivat kryesore të projektit:
- Rritja e kapaciteteve të të rinjve që punojnë me të rinj mbi barazinë gjinore, reduktimin e stereotipeve dhe diskriminimit;
- Promovimi i barazisë gjinore dhe nxitja e të rinjve të përfshirë në projekt për të ndërmarrë nisma konkrete mbi të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, reduktimin e stereotipeve, fushata kundër diskriminimit;
- Rritja e njohurive dhe aftësive të të rinjve për të praktikuar mjete të reja kreative në luftën kundër stereotipeve gjinore dhe diskriminimit;
- Njohja dhe përdorimi i metodës së “Forum Theatre” për të nxitur pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shoqëri, dhe veçanërisht për fuqizimin e të rinjve për të marrë një rol aktiv në komunitetet e tyre në luftën kundër diskriminimit;
- Realizimi i një studimi shkencor me target grup të rinjtë e 3 qyteteve të Shqipërisë mbi perceptimin që të rinjtë kanë mbi barazinë gjinore
Aktivitetet e projektit
- Trajnim – 1 trajnim 3 ditor në secilin nga qytetet e parashikuara;
- Kërkim shkencor
- 6 Fokus grupe (2 në çdo qytet)
- Anketime
- Fushatë on-line mbi rëndësinë e orientimit të të rinjve dhe rritjes së kapaciteteve
- Web site për rritje kapacitetesh të të rinjve
Ky projekt iu drejtua rreth 100 të rinjve të moshave 15-18 vjeç të cilët ishin edhe përfitues-it direkt të tij që u përfshin në trajnime.
Implementon
Organizata LIBURNETIK
Mbështetur