Rreth projektit
Organizata LIBURNETIK zhvilloi disa takime me Bashkinë Librazhd dhe vendosën të bashkëpunojnë në lidhje me një projekt propozim prioritar për Bashkinë, në vecanti për fëmijët dhe të rinjtë e qytetit. Ky projekt propozim u dorëzua nga Bashkia Librazhd menjëherë pas publikimit të thirrjes së V të IADSA-s dhe pas publikimit të rezultateve nga ana e donatorit, projekti i Bashkisë Librazhd dhe LIBURNETIK, “Rikonstruktimi dhe rehabilitimi i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Librazhd”, rezultoi fitues.
Ky projekt parashikohet të ketë një impakt të gjerë e të menjëhershëm për fëmijët dhe të rinjtë e Librazhdit, pasi konsiston në një ndërhyrje rrënjësore nga ana e infrastrukturore të kësaj qendre dhe gjithashtu për vetë faktion sepse është e vetmja qendër e qytetit dedikuar në mënyrë ekskluzive fëmijëve dhe të rinjve.
Përpos rëndësisë absolute që ky projekt do ketë për qytetin e vogël të Librazhdit, mbart një rëndësi të veçantë edhe për LIBURNETIK, pasi është projekti i parë që e sheh atë si partnere dhe si protagoniste me stafin e saj në drejtimin e një projekti infrastrukturor.
Periudha e zbatimit Maj 2017 – Shkurt 2018.
Implementon
Bashkia Librazhd
Partner
Organizata LIBURNETIK
Mbështetur