Anxhela Xhaka
Është studente e Fakultetit të Drejtesisë në Universitetin e Tiranës. Pjesëmarrëse në disa kompeticione dhe kampionate për të rinjtë, me në fokus kulturën e debatit dhe të folurit në publik (Re-Debate, Debati Parlamentar, Stand up Tirana 2019 dhe Model European Union Parliament 2019), si edhe e trajnimeve brenda e jashtë vendit të lidhura me çështje politike, sociale e ekonomike që prekin rininë. Në vazhdën e aktivizimit të saj në shoqërinë civile sot është e pozicionuar si anëtare e bordit të Kongresit Rinor Kombëtar të Shqipërisë. Motoja e saj në jetë: ''Sapere aude!'' (Guxo të jesh i mençur!)
Dosti Banushi
Ka mbaruar studimet Bachelor në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Granadës në Spanjë për Shkenca Politike. I apasionuar pas mendimit dhe komunikimit politik. Me një eksperiencë të konsiderueshme si aktivisit rinor, gazetar dhe publicist pranë organizatave të shoqërisë civile dhe kompanive mediatike shqiptare. Motoja e tij? "Mos ëndërro për jetën e pafundme, por shtero fushën e së mundshmes!"
Florinda Gjypi
Është studente e vitit të I në Universitetin e Mjekesisë, Tiranë. Ka qenë pjesë e edicionit të III-të të Re-Debate, ku skuadra ku bënte pjesë, u klasifikua në vendin e katërt. Ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme rinore me në fokus zhvillimin e mendimit kritik dhe qytetarinë aktive. Gjithashtu, prej një viti është pjesë e grupit të vullnetarëve në Organizatën Liburnetik ku është aktivizuar në projekte të ndryshme. Motoja e saj në jetë: Udhëtimi i një mijë kilometrave, fillon me një hap të vetëm.
Erti Poka
Është student në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka qenë pjesë e disa organizatave të shoqërisë civile, duke përfaqësuar Shqipërinë në disa programe youth exchange të Erasmus+ në Rumani, Zvicër dhe Bullgari. Ai është gjithashtu fitues i Kampionatit Kombëtar të Debatit Parlamentar dhe ish-lider i grupit përfaqësues të gjimnazit “Qemal Stafa” në Kampionatin Kombëtar të Debatit (Re-Debate). Gjithashtu ka qenë Presidentit të gjimnazit “Qemal Stafa”, 2018-2019. Shumë artikuj online mbajnë firmën e tij, ndërkohë që është edhe autor i disa librave me tematika filozofike dhe sociologjike. Motoja e tij:''Mjafton një argument për të bindur 30 njerëy të zgjuar, por nuk mjaftojnë 30 argumenta për të bindur një person të paduruar.''
Klea Meça
Është studente e vitit të dytë, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Përpos studimeve ajo ka qenë pjesë e Re-Debate dhe e debatit të universiteteve ‘Laboratori i debatit mbi Integrimin Europian në Auditorët Universitarë’.
Një nga thëniet e mia të preferuara është: ''Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: Të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për t’i ndryshuar ato.''
Brian Gega
Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, ku sot është i punësuar si pedagog i jashtëm.
Punon gjithashtu si përkthyes dhe interpret i pavarur. Kureshtar për qenien njerëzore, filozofinë dhe psikologjinë.
Motoja e tij: "Qesh me çdo gjë që ia vlen të merret seriozisht."
Dejsa Sula
Studente në vitin e dytë, dega Mjekësi e Përgjithshme, Universiteti Tiranë.
E interesuar në angazhimin rinor, promovimin e vullnetarizmit dhe aktivizimin social. Ka qenë pjesë e qendrave rinore lokale dhe ka ofruar kontribut vullnetar për USAID dhe Kryqin e Kuq Kombëtar.
Ka përfaqësuar skuadrën pjesëmarrëse të gjimnazit "Janaq Kilica" në pozicionin e lideres në Konkursin Kombëtar të Debatit (Re-Debate) duke fituar vendet I dhe II ne edicionet Re-Debate 4.0 dhe 4.1. Gjithashtu, ka qenë e angazhuar si kryesenatore në vitet 2018-2019, pranë ketij gjimnazi.
Me pasionin për shkencat e natyrës, por interesin në zhvillimin shoqëror, motoja e saj është: "Synimi dhe mundi janë energji. Si të tilla, nuk shbëhen, veç tjetërsohen. Të investojmë për t'i kthyer në vepra të mira dhe sukses!"
Valentin Nina
Student i vitit të parë në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë. Ish lider i ekipit debatues të Shkollës Luigj Gurakuqi në edicionin e Re-Debate 5.0, ku shkolla renditet e katërta dhe shpallet “Debatuesi më i mirë”. Fituesi i disa olimpiadave në rang rrethi dhe i Olimpiadës Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019. Me interes të veçantë për shkencat, kulturën, sportet dhe letërsinë e shkruar, motoja e tij: “Ex labore, frucutus”. “Natyra i fal të mirat nëpërmjet punës. Nga puna vijnë frutet”