“Re-Debate 4.1, Rigjallërimi i kulturës së debatit”, projekti i Organizatës LIBURNETIK
61 Debate
Do të organizohen gjithsej 61 debate me nxënës të shkollave të mesme në bazë të formatit “IDEA”
15 Qytete
Në 15 qytete do të krijohen skuadrat e debatit që do të koordinohen nga një mësues për shkollë. Këta mësues do të shërbejnë edhe si koordinatorë lokalë për grupin e punës.
31 Shkolla
Organizimi i debateve në rang shkolle, në rang lokal, rajonal dhe në rang kombëtar në 31 shkolla të mesme në qytetet: Shkodër, Kukës, Rrëshen, Burrel, Lezhë, Tiranë, Kamëz, Krujë, Fushë Krujë, Durrës, Gramsh, Berat, Fier, Elbasan dhe Korçë. .
3 Çmime
Për të rritur motivimin e nxënësve dhe të shkollave të mesme për t’u përfshirë në aktivitete të tjera të debatit. Çmimet do u shpërndahen tre skuadrave më të mira.
Ende ka një hendek të madh midis potencialeve të të rinjve dhe aftësive e shprehive të tyre për të debatuar duke përdorur të menduarit kritik.
Programi i Debatit e ka filluar aktivitetin që prej vitit 1995, si një program i themeluar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe përfaqësinë e Peace Corps në Shqipëri. Ky program synonte të ndihmonte të rinjtë debatues të zhvillonin aftësitë komunikuese, të menduarit kritik, të inkurajonte tolerancën dhe respektin mbi idetë e ndryshme si edhe të promovonte rritjen e interesit tek të rinjtë mbi ngjarjet aktuale. Vlera të cilat janë dhe mbeten nevoja të vazhdueshme edukuese në brezat e rinj përballë modeleve të munguara apo të gabuara në shoqërinë shqiptare.