Neets nuk është një term i dëgjuar në shoqërinë shqiptare, pavarësisht kesaj fenomeni i grupit Neets ekziston dhe është mjaft i përhapur. Kjo mungesë informacioni për një fenomen të përhapur duhet të jetë një dritë e kuqe për të drejturar sytë nga këto grupe vulnerabël të shoqërisë sonë.
Papunësia dhe punësimi total janë treguesit më të gjerë të aktivitetit ekonomik të reflektuar nga tregu i punës. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) i përkufizon të papunët si anëtarë të popullsisë ekonomikisht aktive që janë pa punë, por të disponueshëm dhe në kërkim të punës, duke përfshirë njerëzit që kanë humbur punën ose që janë larguar vullnetarisht nga puna.
Të rinjtë e papunë ose të papunësuar janë më pak të aftë për të kontribuar efektivisht në zhvillimin kombëtar dhe kanë më pak mundësi për të ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë. (1) Ata kanë më pak për të shpenzuar si konsumatorë, më pak për të investuar si kursimtarë dhe shpesh nuk kanë “zë” për të bërë ndryshim në jetën dhe komunitetet e tyre. Papunësia dhe nënpunësimi i përhapur i të rinjve gjithashtu i pengon kompanitë dhe vendet nga inovacioni dhe zhvillimi i avantazheve konkurruese bazuar në investimet e kapitalit njerëzor, duke minuar kështu perspektivat e ardhshme. Grupi NEET është veçanërisht i rrezikuar si nga tregu i punës ashtu edhe nga përjashtimi social, sepse ky grup nuk po përmirëson punësueshmërinë e tyre të ardhshme përmes investimeve në aftësi dhe as duke fituar përvojë përmes punësimit.
Përveç kësaj, grupi NEET është tashmë në disavantazh për shkak të niveleve më të ulëta të arsimit dhe të ardhurave më të ulëta të familjes. Duke pasur parasysh faktin se grupi NEET përfshin të rinjtë e papunë si dhe të rinjtë ekonomikisht joaktivë, norma NEET ofron informacion të rëndësishëm plotësues për shkallët e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe normat e papunësisë. Për shembull, nëse normat e pjesëmarrjes së të rinjve bien gjatë një rënieje ekonomike për shkak të dekurajimit, kjo mund të reflektohet në një lëvizje në rritje në normën NEET. Në përgjithësi, një normë e lartë NEET dhe papunësi e ulët tek të rinjtë mund të tregojnë dekurajim të konsiderueshëm të të rinjve.
Grupit Neet jo vetëm që i mungon zëri kjo sjell edhe një problem në politikë, p.sh. Serbia e ka të vështirë të krijojë politika efikase për këta njerëz për shkak të mungesës së angazhimit te tyre.
Në një shoqëri si e jona, paraja dhe fjalët kanë fuqinë më të madhe, por këtij grupi i mungojnë të dyja. Rinia Neet nuk shihet më si një nën-komunitet, por ata janë krejtësisht të ndarë.
Gjatë kërkimit të kësaj teme është e vështirë marrja e informacionit dhe përpunimi i saj sepse në fakt mungojnë statistikat dhe planet reale për trajtimin e këtyre grupeve. Për mendimin tim, është detyra jonë e parë si qytetarë të përhapim informacionin se këta njerëz janë aty në hije diku, por që ekzistojnë dhe ne duhet ti drejtohemi organeve drejtuese si Ministrisë së Rinisë, Arsimit etj duke e ngritur këtë problem dhe duke e vënë në vëmendje. Kjo do të na çojnë përpara në krijimin e një shoqërie shqiptare gjithpërfshirëse.
[1] https://databank.worldbank.org/metadataglossary/gender-statistics/series/SL.UEM.1524.FE.NE.ZS