Rinia në Shqipëri
23 Gusht, 2022
Mirë e tha, po kujt ja tha?!
23 Gusht, 2022

Të rinjtë dhe globalizmi

Ndërkohë që bota rrotullohet rreth vetes dhe rreth diellit, bashkë me kohën që kalon, ndodhin gjithashtu shumë ndryshime të cilat edhe pse nxiten nga shoqëria përsëri ‘detyrojnë’ shoqërinë që të eci me hapin e saj.

Një prej këtyre është dhe globalizmi. Një hyrje e shkurtër mbi konceptin e globalizmit: ‘Globalizmi është procesi i integrimit që mundësohet nga shkëmbimi i pikëpamjeve , produkteve, ideve dhe fushave të tjera kulturore nga mbarë bota. Shumë studiues e vendosin origjinën e globalizmit në kohët moderne, të tjerë ndjekin historinë e tij përpara zbulimeve të mëdha gjeografike europiane dhe udhëtimeve në botën e re. Disa të tjerë e gjejnë origjinën në mijëvjeçarin e tretë p.e.s. Globalizimi në shkallë të gjerë filloi në shekullin e 19. Në fund të shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të, lidhja midis ekonomive dhe kulturave botërore u zhvillua shumë shpejt.
Termi globalizim është shumë i vonë, kuptimi i tanishëm u vendos në 1970. Në vitin 2000 Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) indentifikoi katër aspekte bazë të globalizimit: tregtia dhe transaksionet, kapitali dhe investimet, migrimi dhe lëvizja e njerëzve dhe përhapja e njohurive. Më tej sfidat mjedisore siç është ngorhja globale, ndotja e ujit dhe e ajrit, dhe mbipeshkimi i oqeaneve janë të lidhura me globalizimin. Proceset globalizuese ndikojnë dhe ndikohen nga bizneset dhe organizatat e punësimit, ekonomia, burimet social-kulturore dhe mjedisi natyror. Literatura akademike zakonisht e ndan globalizimin në tre zona të mëdha: globalizimi ekonomik, globalizimi kulturor dhe globalizimi politik’.

Ky ishte kuptimi më i zgjeruar i termit globalizëm por çfarë do të thotë kjo gjë për të rinjtë?

Në shikim të parë duket sikur ky koncept ndihmon të rinjtë. Fundja një i ri që edukohet edhe në Shqipëri mund të punoj kudo që ka treg pune që përshtatet me aftësitë dhe interesin e tij. Madje me zhvillimin e teknologjisë me hapa galoponte, këta të rinj mund të punojnë nga shtëpia për një kompani që mund të jetë dhe në Honolulu ose në Panama apo në Kuba. Kjo është vërtet diçka pozitive dhe shumë e nevojshme, por ajo që dua të ndalem pak është edhe aspektet negative të kësaj teorie apo termi apo si doni ta quani ju. Një nga aspektet negative që është vënë re, të paktën nga unë, është sh’fokusimi nga aftësitë që ne marrim në shkollë dhe nevoja për të ditur të bësh më shumë se një punë.

Rast konkret. Një i ri, mik imi, ka mbaruar shkollën për Informatikë. Ai ka zhvilluar aftësitë e tij në gjuhet e programimit. Para pak kohësh nisi të punonte për një kompani greke programimi. Rroga ishte shumë e kënaqshme dhe orari goxha i volitshëm për të. Fillimisht ishte shumë i kënaqur me mundësinë që i ishte ofruar. Në muajin e dytë, punëdhënësi nisi të kërkonte më shumë nga ai. Më shumë jo në terma pune dhe ngarkese por më shumë në terma aftësish të cilat tejkalonin shkollimin e tij. Punëdhënësi nisi të kërkonte që ai të shkruante projekte, të bënte relacione si dhe të përgatiste prezantime për palët e përfshira në projekt. Të gjitha këto jashtë përshkrimit të punës për të cilën ai kishte rënë dakord në fillim me punëdhënësin.

Mendimi i parë që të shkon ndërmend është se ai nuk duhej të pranonte dhe se mund të kërcënonte punëdhënësin me lënien e punës por a është kjo zgjidhje? Mendoni pak për mundësitë e pakta dhe vështirësitë që përballen të rinjtë në tregun e punës dhe me paragjykimet të cilat vijnë dhe për pasojë e mungesës së eksperiencës. Pyetje është çfarë duhet të bëjë një i ri? Të lëri atë punë apo të mësoj se si të kryej dhe detyrat shtesë që i janë kërkuar?

Mendimet mund të jenë të ndryshme por fakti i përbashkët është se nën ndikimin e globalizmit, nuk mjafton më të dish të bësh apo të kesh aftësi vetëm në diçka. Të rinjve ju kërkohet që të dinë të bëjnë sa më shumë gjëra me qellim që ata të jenë konkurrues në tregun e punës.

Për ta mbyllur, globalizmi është një gjërat më të jashtëzakonshme që ka nisur nga koha e Aleksandrit të Madh (ndoshta dhe më herët) dhe që ende zhvillohet e ndryshon formë çdo ditë që kalon.