Veçimi i të Veçuarve
23 Gusht, 2022
Ka ardhur koha ta ribëjmë arsimin. Është gati e pamundur të mendoni ndryshe
23 Gusht, 2022

Të dish (ÇFARË) të flasësh!

“Njeriu i matur nuk thote cdo gje qe mendon, por mendon cdo gje qe thote,”-theksonte Aristoteli. Me frymezimin prej tij dua ta nis fjalen time ne lidhje me gjithe zhurmerine e fjalimeve te pa/matura, opinioneve te pa/peshuara dhe te drejten per te qene vleresues te kujtdo qe e quan veten te afte per te lidhur fjale te gjetura e qe mund te shkaktojne ndikim.

E vertete, fjala eshte pasuria me e madhe e ndashme qe njeriu zoteron. Eshte fuqia e shprehur e mendimit, ndermjetesuesja e dialogut, formesuesja e bashkebisedimit, por shpesh e shperdoruara dhe shperfytyruara sipas rrethanave. Arti i te folurit nuk ka te beje vetem me tonin e duhur te ligjerates, intonacionin e sakte te fjalive, gjestikulacionin ndjelles ose qendrimin e vleresueshem. Sepse thelbi nuk qendron te forma, por te permbajtja! Ndaj me rendesi eshte te dish CFARE te flasesh!

Nje foles publik i duartrokitur nuk eshte ai qe terheq vemendjen e shumices, por te pakices qe njeh ne detaje fushen rreth se ciles vertitet tema. Shpesh nuk nevojiten pese fakte te mirecituara per te impresionuar perballefolesin, mjafton nje i tjerre ne pese menyra te ndryshme. Por a ia vlen energjia e te kapurit vetem pas njerit?

Diskutimi, argumentimi, debati, te folurit… emerues te perbashket kane mendimin kritik dhe te peshuarit te ligjerates, por per t’i fituar te tilla aftesi se pari eshte i domosdoshem formimi. Cdokush qe merr persiper mbrojtjen e nje teme duhet te pergatise nje pakete informacioni te studiuar dhe redaktuar perpara publikimit, duhet t’i permbahet korrnizave te fushes se ciles referon dhe me e rendesishmja, te mos kaloje kompetencat. Vetem atehere do te kishim te benim me debate e diskutime konstruktive, lehtesisht te diferencueshme prej zhurmave te zakonshme te mbivendosjes se fjalive midis “argumentuesve” qe pertej oratories se te artikuluarit shpejt dhe qarte, kane asgje me shume sesa vakum informacioni.

Cdokush qe synon qe aftesine natyrore te te shprehurit ta vendose ne dobi te mbrojtjes se temave me gjitheperfshirese, qe kerkon te ndryshoje ose mbroje opinione, te influencoje zhdukjen e tabuve sociale ose se paku te ndaje mendime ne nje tryese me te gjere sesa thjesht shoqerore, se pari duhet te investohet ne informim, analize dhe filtrim te gjithckaje lexon. Pa i sherbyer vetvetes nuk mund te lakmosh te sherbyerit ne menyre te dobishme ndaj ceshtjeve qe e tejkalojne ate rreth viskoz. Ne te kundert do te etiketoheshe si dikush qe di te flase, por nuk di CFARE flet!