Mirë e tha, po kujt ja tha?!
23 Gusht, 2022
Pse të rinjtë duhen të merren me politikë?
23 Gusht, 2022

Si janë të rinjtë sot?

Në të gjithë ciklin e jetës së njeriut ka disa faza zhvilimi, ku më delikatja dhe e rëndësishmja është rinia. Që kur jemi fëmijë ne na ngulitet një gjë në kokë, që puna dhe paraja janë dy gjërat më kryesore për të
qenë i lumtur. Kjo ndoshta vjen dhe si pasojë e prindërve tanë që nuk i kanë pasur kushtet tona për të zgjedhur atë që donin, pa pasur pengesa të vazhdueshme morale dhe financiare.

Këto mendime i marrim të gatshme kur jemi fëmijë, por vjen një moment që ti fillon të mendosh për të ardhmen e jetës tënde. Kjo fazë e vecantë e pjekurisë është ajo cfarë ne quajmë rini. Cdo gjë duket
ndyshe nga cfarë mendoje më përpara dhe fillon të vendosësh gjithcka në pikëpyetje.

Për mua, ashtu si shumë të rinjë të tjerë, ishte kështu. Gjithmonë mendoja se puna dhe të ardhurat ishte mënyra e vetme për të qenë i lumtur dhe i plotësuar si individ. Për kët arsye fillova të ndjek hapat që të
tjerët kishin planifikuar për mua. Nuk u desh shumë kohë për ta kuptuar se kjo nuk ishte zgjedhja ime, por një e ardhme e dikujt tjetër që mbahej mbi shpatullat e mia. Jo shumë të rinjë e marrin këtë mundim për të ndryshuar pasi kanë atë frikën se do të paragjykohen ose përfliten nga njerëzit përreth. Këtë gjë e kam vënë re kudo, madje edhe në shoqërinë time të ngushtë.

Ajo c’ka do këshilloja unë do ishte që e ardhmja është në dorën e cdo individi dhe askush nuk duhet të ndërhyjë ne këtë gjë. Në fund të ditës e dijmë shumë mirë që kur të krijojmë një karrierë të mirë në fushën që ne zgjedhim të gjithe thonë “e dija që djali/vajza ime do tia dilte”.

The greatest glory in living lies not in never falling, but in rising every time we fall. – Nelson Mandela