Rinia në Shqipëri, si çdo rini tjetër në çdo vend të botës, ka nevojë për mundësi reale të cilat ta ndihmojnë për të ecur në hapat dhe vizionin që ata kanë për jetën. Para se të trajtojmë këto koncepte, të ndalemi pak në një historik të shkurtër (etapat) të rinisë shqiptare.
Rrëzimin e diktaturës e bënë studentët e revoltuar të dhjetorit, të cilët duke parë bashkëmoshatarët e tyre përtej kufijve (shpeshherë dhe duke i dëgjuar vetëm nëpërmjet radiove apo kanaleve të cilat ishin të ndaluara), i hapen dritën jeshile Shqipërisë për zhvillim dhe krijimin e një shteti demokrat. Në vitin famëkeq 1997, rinia nuk duket sikur kishte një rol thelbësor por ama tentoi që të mos ndizte më tepër luftën civile që kishte kapluar vendin.
Në vitin 2008, arritëm që të hynim në zonën Shengen dhe sigurisht që rinia luajti një rol në këtë proces. Në vitin 2009 Shqipëria arrin marrëveshjen për liberalizimin e vizave dhe rinia luan gjithashtu një rol në këtë proces.
Në prill të 2009 Shqipëria arriti të firmosë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe sigurisht që rinia luajti një rol thelbësor dhe në këtë pikë.
Tashmë besoj se është i qartë mesazhi që dua të trajtoj në këtë shkrim. Shumë prej atyre që do e lexojnë do mendojnë se pohimet e mësipërme nuk janë të vërteta. Se rinia nuk luajti asnjë rol dhe se ishte “përfituese” e këtyre reformave. Për këta zëra dua të theksoj diçka: Rinia nuk është një institucion i cili ka një buxhet dhe një plan vjetor. Rinia nuk ka detyrë institucionale dhe një portofol pune. Rinia është ndër sektoriale dhe si e tillë ajo ka qënë aty në çdo hap. Mendoj se ka ardhur koha që të mos e linçojmë më Rininë. Ka ardhur koha që secili brez të kuptojë se ka një përgjegjësi morale dhe njerëzore që ta lëri botën pak më të mirë se çfarë e gjeti dhe kjo gjë mund të bëhet vetëm duke investuar tek brezat më të vegjël të cilët ne i referohemi me termin “RINI”.
Për tu kthyer tek fjalia e parë me të cilin ky shkrim hapet, rinia ka nevojë për mundësi por kush është përgjegjës për ofrimin e këtyre mundësive? Gjëja e parë që na vijnë në mendjen është institucionet të cilat mund të ndikojnë siç është Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e të tjera. Unë do të shtoja se këto nuk janë të vetmet institucione të cilat kanë për detyrë dhe mund të kontribuojnë në përmirësimin e Rinisë.
Kjo është një përgjegjësi që na takon të gjithëve ne. Kjo është një përgjegjësi që i takon komuniteteve të ndryshme ku të rinjtë jetojnë. Është një përgjegjësi e biznesit të madh dhe atij të vogël. Është një përgjegjësi e Organizatave të Shoqërisë Civile që operojnë në Shqipëri. Është përgjegjësi e jotja dhe e imja për të investuar në çdo formë të mundshme tek të rinjtë të cilët nesër do të kenë po të njëjtën detyre si kjo jona.
Rinia në Shqipëri nuk ka nevojë për ta patronizuar apo për ta bërë antagoniste. Rinia në Shqipëri ka nevojë për mundësi nga secili prej nesh.