Integrimi Rinor Europian
23 Gusht, 2022
Rinia në Shqipëri
23 Gusht, 2022

Pse është me rëndësi angazhimi rinor në Shoqërinë Civile?

Shoqëria Civile është një term i cili sipas Bankës Botërore: “Shoqëria civile… i referohet një grupi të gjerë organizatash: grupet e komunitetit, organizatat joqeveritare [OJQ], sindikatat e punës, grupet autoktone, organizatat bamirëse, organizatat me bazë besimi, shoqatat profesionale dhe fondacionet… “. sipas meje ky term nuk është i plotë. Mendoj se duhet shtuar që në këtë term apo koncept bëjnë pjesë dhe qytetarët të cilët nuk i përkasin në mënyrë zyrtare asnjë prej entiteteve të mësipërme. Të tillë mund të jenë shumë të rinj.

Shumë prej tyre nuk janë pjesë e Organizatave të Shoqërisë Civile e megjithatë kjo nuk mund të jetë kriter për ti lenë jashtë rolit apo ndihmës në proceset e ndryshme që Shoqëria Civile zhvillon.
Bashkimi Evropian sheh Shoqërinë Civile si një partner në ruajtjen e idealeve demokratike në çdo vend.

Në një debat mbi vlerat evropiane me Komisionerin Evropian për Drejtësinë Didier Reynders, të mbajtur në seancën plenare më 10 qershor, EESC kërkoi që Organizatat e Shoqërisë Civile dhe qytetarët të përfshiheshin më shumë dhe më aktivisht në mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në BE.

Presidentja e EESC Christa Schweng tha: Ka sfida për vlerat e BE -së kudo; ato nuk mund të merren si të mirëqena, edhe në vendet me tradita të vjetra demokratike. Shoqëria Civile pret shumë për sa i përket përgjigjes së BE -së dhe dëshiron të përfshihet në mënyrë aktive në diskutimet kombëtare dhe evropiane rreth mbrojtjes së këtyre vlerave.

Presidenti i EESC përsëriti mbështetjen e EESC për veprim të fort dhe konkret nga Komisioni: Ne e shohim rolin tonë si plotësues të atij të Komisionit. Pjesë e vlerës sonë të shtuar është se ne shikojmë në këndet socio -ekonomike të sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore.

Duke marrë parasysh këto deklarata, që në këndvështrimin tim janë shumë të rëndësishme dhe japin një mesazh të qartë për rolin e Shoqërisë Civile, lind pyetje mbi të rinjtë. Çfarë roli duhet të kenë ata dhe çfarë kontributi pritet prej tyre?

Sipas mendimit tim përgjigja është e thjeshtë. Nga të rinjtë pritet çdo gjë! Pritet që ata të jenë motori kryesor i cili vendos në lëvizje çdo institucion në vend. Rinia nuk është një target grup i veçantë i cili vendoset në një kuti apo vend. Ata janë ndërsektorial. Ata i gjen në arsim, në ekonomi, në kulturë, në art.., kudo. Kontributi dhe inputi që të rinjtë mund të japin është i madh. Edhe pse vetëm këtë vit kemi një Ministri të ngritur për rininë, ka ardhur koha që rinia duhet të jetë në çdo tavolinë.

Roli dhe kontributi i rinisë nuk mund të mohohet më, sido që ta quani atë, pjesë apo jo të Shoqërisë Civile.

Duhet të normalizojmë rolin që ajo ka dhe duhet të dëgjohet për reforma apo politika që bëhen në emër të saj. Rinia është një motor që duhet ti jepet mundësia të punoj dhe të japë rezultat.