Të rinjtë dhe globalizmi
23 Gusht, 2022
Si janë të rinjtë sot?
23 Gusht, 2022

Mirë e tha, po kujt ja tha?!

Nietzsche ka thënë: “Njerëzit përbaltin ujin, për tu dukur më i thellë”, duke e bërë këtë koherente të realitetit.

Shpesh më duhet të jem pjesë e debatit nëse të rinjtë janë dembel, të pamotivuar apo me informim të centralizuar. Në fillim isha e shpejtë dhe precize në përgjigjen time: ka mungesë informimi. Me kalimin e kohës kuptova që problemi qendronte më thellë akoma dhe përgjigjet e lartpërmendura ishin zinxhir të së vërtetës.

Fillohet me një grup adoleshentësh, ku informimi shtrihej horizontalisht dhe jo vertikalisht në çdo zonë, urbane apo rurale. Më tej aksesi ndaj informimit rritet disi dhe hap mbas hapi sheh kanalizime të mundshme të vetes.

Nuk duhet të harrojmë që dembelizmi i njerëzve ecën paralelisht me moshën dhe mungesës së motivimit. E them këtë me konotocion përkrahës? Jo, e mirë s’është, por kështu është.

Goditja përfundimtare është kur pashmangshmërisht hasen me “pronarët e baltës së Nietzsches”. Përbaltja e ujit të jep autoritet në shoqërinë tonë. Dikush që mund të flasi me vetbesim konfuz pafundësisht për një temë që ti nuk e kupton të intimidon dhe të duket i paarritshëm dhe me një lloj autoriteti që ti nuk e ke. Ne kemi një grup njerëzish që kanë këtë lloj autoriteti dhe janë këta që përcaktojnë rregullatoren e marrëdhënieve humane.

Imagjino një i ri naiv, dembel, të painformuar mirë dhe të pamotivuar, te haset me këta njerëz vetëm për të shumëfishuar çdo gjë sipërpërmendur.

Po justifikoj këta të rinj? Jo. Po i mirëkuptoj? Jo. Po listoj shkaqet në syrin dhe përvojën time si e re. I zoti është ai që shmanget.

Nëse shprehjes së Nietzsches i japim pak më tepër kontekst, ai thotë: “Ata që janë të thellë, do kërkojnë për qartësi, ata që duan të duken të thellë kërkojnë për baltën, sepse u duket e thellë shumicës vetëm se nuk shohin fundin – dhe ata e urrejnë të zhyten vetë në ujë.”

Mirë e tha, po kujt ja tha?!