Një nga problemet më të mëdha që perballet çdo njeri i shoqërisë tonë moderne është se çfarë do të bëjnë me jetën e tyre. Kjo gjë patjetër që vërehet me shumë te moshat e reja. Ndonjëherë këto dilema bëhen aq të mëdha sa që vetë të rinjtë detyrohen te lejne shkollen, edukimin,trajnimin, dhe nqs. jane ne një punë, ta lëjnë atë(NEET)! Po si fillim cilat janë arsyet që i shtyjnë njerezit t’i bëjnë këto gjëra? Disa jane thjesht të mërzitur me shkollën, disa sepse kanë humbur shumë ditë dhe nuk arrijne dot t’i kapin mesimet, dështojne apo ka edhe nga ata qe nuk e shikonin shkollen qe po ndiqnin si dicka qe do i ndihmonte apo qe e deshironin si karrieren e tyre te ardhshme.
Shumica e studentëve sipas nje reportazhi te bere nga ascd.org , thanë dhe e theksojë “se nuk ishin të motivuar për të punuar shumë, por se do të kishin punuar më shumë nëse mësuesit e tyre do të kishin kërkuar më shumë”. 17% e atyre qe braktisen shkollen besonin se mund të ishin diplomuar nëse do të kishin provuar. Shumë studentë dhanë arsye personale për t’u larguar nga shkolla, të cilat përfshinin nevojën për të gjetur një punë, për të qenë prindër ose për t’u kujdesur për anëtarët e familjes. Gati gjysma (45 përqind) vunë re se shkollimi i mëparshëm i kishte përgatitur dobët për shkollën e mesme. Gati tre të katërtat e nxënësve (71 %) treguan se ata filluan të mos interesoheshin për shkollën e mesme që në klasat e 9-ta dhe të 10-ta. Prindërit nuk e mbikëqyrën pjesëmarrjen e fëmijës së tyre. Shumica e nxënësve shprehën keqardhje për braktisjen e shkollës. 74% thanë se
nëse do të mund ta rijetonin përvojën, do të kishin mbetur në shkollë. Edhe pse keto rezultate jane per te rinjte e Bashkinit Europian, arsyet nderkohe, jane po aq te vlefshme edhe per ketu në Shqipëri. Të papunë janë 162 mijë. Shkalla zyrtare e papunësisë në vend është 11,5 %. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 27,1 %. Sot të rinjtë po ndryshojnë punë më shpesh dhe duhet një kohë më e gjatë për t’u vendosur në tregun e punës qoftë me zgjedhje apo me nevojë.
Me kalimin e kohës, kalimi nga arsimi në punë është bërë më kompleks. Është bërë më e zakonshme që studentët në arsimin e lartë të punojnë me kohë të pjesshme ose sezonale për të plotësuar të ardhurat e tyre. Për më tepër, është bërë më e zakonshme që të rinjtë që janë në punë të kthehen në arsim ose trajnim për të përmirësuar kualifikimet e tyre. Dhe vet kjo gje e ben shume te paqarte për të rinjtë kalimin nga arsimi në punë.
Prandaj, është e rëndësishme të sigurohemi që kalimi nga arsimi në punë të jetë i qetë dhe gjithashtu të theksohen rreziqet e të qenit as në punësim, as në arsim apo trajnim. Ka rreziqe, pasoja, si për individin ashtu edhe për shoqërinë afatgjatë, nëse të rinjtë e gjejnë veten të shkëputur nga arsimi dhe tregu i punës. Kjo domosdo do te thote renie e ekonomise se vendit, renie e fuqise punetore dhe ndikim ne anen psikologjike te te rinjve. Nderkohe te rinjte qe jane në statusin NEET kane para së gjithash një humbje e potencialit të tyre. Kalimi i një kohe të gjatë në këtë status mund të ketë pasoja afatgjata, me një efekt negativ në rezultatet dhe të ardhurat e ardhshme të punësimit, si dhe në shëndetin fizik dhe mendor. Këto mund të përfshijnë marrëdhënie të vështira, abuzim me drogën dhe substancat, përfshirjen në aktivitete kriminale dhe përjashtimin social. Duke qenë se braktisja e shkollës konsiderohet shkelje e normave morale, familja e lidhur me braktisjen e shkollës mund të reagojë me zemërim të drejtuar ndaj nxënësit. Nxenesi konsiderohet ose si jo me inteligjence te mjaftueshme ose i paafte, duke e bere te ndihet i vecuar nga shoqeria. Mentaliteti i familjeve shqiptare dhe zemërimi i tyre shpjegohet plotësisht nga një shqetësim për imazhin social të familjes d.m.th. një shqetësim për ato qe mendon bota, shoqeria, jo femija i tyre. Nxenesi dhe familja (duke mos qene mbeshtetese) mund te shkojne ne nje gjendje me shqetesim te madh per vet-imazhin e tyre social. Jetojme ne bote ku punetoret ankohen sepse nuk gjejne pune, nderkohe punedhenesit ankohen se nuk kane punetore. Po kush pranon te marri keta punetore nese ata nuk kane nje kualifikim te caktuar?! Keshtu që ka norma më të larta NEET për njerëzit me një nivel të ulët arsimimi.
Rrezik per tu bërë pjesë e këtij statusi jane dhe grate sepse ka një sërë faktorësh që mund të shpjegojnë këtë hendek gjinor. Është presioni sociale qe priret t’i japi rëndësi më të madhe rolit të gruas ne familje per te shtepine dhe femijet dhe rolit të burrave për të siguruar familjen përmes punës. Gjithashtu, punëdhënësit preferojnë të punësojnë të rinj në vend të grave të reja; gra të reja që përballen me vështirësi asimilimi kur kthehen në punë pas lindjes ose gratë e reja kanë më shumë gjasa të kenë punë me pagë më të ulët.
Nje tjeter diferencim social është për saj përketë vendit ku banojmë. Nëse dikush që jeton ne qytet, do ta kete me te lehte per tu futur në një shkollë apo në një pune, dikush nga periferitë apo zonat urbane e ka më të vështirë.
Dhe vetë arsimi profesional është bërë të shihet si një arsim i mundësisë së dytë për nxënësit që besohet në mënyrë të rreme se janë më pak inteligjentë dhe kështu kanë “një nivel më të ulët të aftësive të përgjithshme”. Për shkak të këtij besimi, nxënësit profesional shihen si të përshtatshëm për punë profesionale, në vend të arsimit të përgjithshëm më “të orientuar drejt universitetit dhe shkencës”. Si pasojë shumë nxënës brenda arsimit profesional raportojnë se mendojnë se të tjerët i shikojnë me përbuzje për ndjekjen e një programi profesional. Pra braktisja shkel besimin e idesë se njerëzit me status të ulët duhet të ngjiten në shkallët shoqërore nëpërmjet sistemit arsimor dhe bazohen ne idenë se dikush tjetër e ka në dorë fatin e tyre. Pa përgatitjet e duhura nxënësi po hyn në një treg konkurrues të punës dhe kështu, nxënësi rrezikon papunësinë dhe varësinë nga përfitimet sociale Braktisja simbolizon dështimin për të demonstruar këmbëngulje, si dhe dështimin për t’u përshtatur me gjendjen sociale dhe normat e shoqërisë.
Te gjesh shkaqet dhe pasojat e problemeve nuk është aq e vështirë. E vështirë është të gjesh zgjidhjen. Çfarë mund të bëjmë që të ndihmojmë? I drejtohem Institucioneve, drejtuesve, Ministrise së Arsimit, vetë mësuesve, të
ndryshojnë programet dhe kurrikulat e tyre në mënyrë që ta bëjnë shkollën më tërheqëse përmes të mësuarit në botën reale, me përvojë. Nxënësit duan të shohin lidhjen mes shkollës dhe punës. Pasi mbarojne shkollën të rinjtë e gjejnë veten të pa përgatitur për tu përballur me jetën, nuk është çudi nëse një nxënës ekselent mund t’ju thotë gjithçka per biologjinë molekulare por ky nxënës nuk di të paguajë as taksat, jo më të ndërveprojë me gjëra të tjera në jetë, sepse shkolla nuk ja mësojë këtë gjë. Njerëzve u duhet ta mësojnë vet këtë gjë.
Të përmirësojne udhëzimet dhe mbështetjen për nxënësit në vështirësi. Këto përfshijnë mësues më të mirë, klasa më të vogla, udhëzime më të individualizuara, më shumë mësimdhënie dhe kohë shtesë me mësuesit.
Përmirësimi i klimës në shkollë. Shumica e studentëve besojnë se shkollat kanë nevojë për mbikëqyrje dhe disiplinë më të madhe në klasë. Sigurohuni që nxënësit të kenë një marrëdhënie me të paktën një të rritur në shkollë. Nxënësit kane nevojë për të të pasur dike me eksperience që të flasin për problemet e tyre. Përmirësimi i komunikimit midis prindërve dhe shkollave. Prinderit duhet te perkushtohen dhe tu dedikohen femijeve te tyre jo vetem per ceshtje disiplinore por sepse te rinjtë kane nevojë për mbështetjen e prinderve si morale, psikologjike dhe fizike.
Ne menyre qe studentet te mos braktisin shkollen, duhen përgatitje paraprake para se te futen. Duhet te hapen institucione per gjimnazistet por edhe me tej, ku këta të rinj të munden te bisedojne, te keshillohen, te marrin drejtim, të bëjnë pyetje, për të marr një ide se cfarë duan te bëjne me jetën e tyre, se cfarë u pelqen dhe cfarë jo. Bizneset kerkojne profesionist por studentet e rinj nuk kane eksperiencen e duhur. Nese do te kishte vende ku studentet mund te shkonin per te fituar eksperience per degen qe ata duan te vazhdojne (dhe jo te detyrohen te kryejne nje pune tjeter, me nje page qe nuk u del as te paguajne qerane dhe nje pune qe u shpenzon kohë e
nuk munden te mesojne dot). Pra te kete vende, te bashkangjitur me progamin e shkolles ose jo, ku nxenesit t’i vene ne zbatim mesimet e tyre.
Si nje nxenese qe per me pak se 2 vite do të përballem me te njëjtë situatë si shume të rinj, kam shume frike. Sepse nuk kam asgje te sigurt, mund te ndihem e humbur sepse jeta per nje student eshte e veshtire. Dua tu them te gjithe studenteve dhe atyre te brezit tim qe nuk duhet te dorezohen sepse pervec se nuk fitojme asgje nga kjo, gjerat do te duken me mire ne te ardhmen. Asgje e mire nuk arrihen pa perpjekje! Por i bej thirrje dhe qeveritareve qe të marrin ne konsiderat ndryshimet, per hir te te ardhmes së vendit të tyre. Mos të habiten, atëherë, kur shohin se rinia shqiptare emigron jashte, e per plakjen e popullsise, e per renien e fuqise se punes
e te shoqërisë aktive! Të ndihmojmë njëri-tjetrin!