Duke filluar nga nesër Re-Debate nis rrugëtimin e debateve në nivel rajoni. Do të jenë shkollat e Tiranës ato që do të kenë fatin të përjetojnë emocionet e përballjeve të debateve, që këtë vit rikthehen në variantin fizik.
Re-Debate është një projekt i cili zbatohet për të pestin vit radhazi nga LIBURNETIK dhe ky edicion zhvillohet me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Agjencinë Kombëtare për Rininë, UNICEF Albania dhe ketë vit në partneritet me Kongresin Rinor Kombëtar i cili është edhe mbështetës në të njëjtën kohë përmes Tirana Kryeqyteti Europian i Rinise 2022.
Debatet e rajonit të Tiranës do zhvillohen në ambjentet e zyrave të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinise 2022, (Bulevardi Zogu i Pare, rr. Papa Kristo Negovani, pall. Li-Em, shkalla 1, kati 2.) sipas kalendarit të mëpostëm.