Pas suksesit të katër edicioneve të mëparshme të “ReDebate, Rigjallërimi i kulturës së debatit” LIBURNETIK ka nisur fazën e shumëpritur të trajnimeve për edicionin e pestë të Programit Kombëtar të Debatit Rinor “ReDebate”
Këtë vit kemi partnerë Kongresin Rinor Kombëtar, me mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Ky projekt- program mundësohet nga “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (OSFA) dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR). Seria e trajnimeve është duke u zhvilluar në 38 qytete si: Tiranë, Shkodër, Fier, Vlorë etj.
Kjo fazë trajnimesh parashikon të përfshijë 80 shkolla, të cilat do të përgatiten mbi mënyrën e të debatuarit, formatin IDEA që do të zbatohet në të gjithë formulën e zhvillimit të këtij Kampionati në nivel kombëtar.
Kjo periudhe do të shërbejë edhe si fazë përgatitore për të punuar mbi temat dhe qëndrimet e mundshme që grupet përfaqësuese të secilës shkollë do të mbajnë në zhvillimin e këtij eventi.
Padsyhim që si edhe në edicionet e mëparshme pritet një angazhim I madh nga shumë aktorë, të cilët e bëjne të mundur realizmin e këtij eventi, duke përfshirë një numër prej 80 mësuesish. Ata do të ndjekin grupin e tyre në ecurinë e këtij kampionati, të cilët gjithashtu do të mund të orientojnë nxënësit e tyre drejt zhvillimit të një kampiomati sa më të mirë.
Nxënësit e trajnuar do të mund të jenë të gatshëm të debatojnë dhe të krijojnë një kulturë debati bazuar edhe në 10 temat e vendosura, që prekin aspekte të ndryshme të jetës së përditshme, duke bërë që nxënësit të nxisin mendimin e tyre kritik dhe të ambientohen edhe me mbrojtjen e një teze, së cilës ata mund të mos I besojnë personaloisht.
LIBURNETIK ka si qëllim që të ketë një impakt sa më të madh në mënyrën e të menduarit tek këta nxënës, të cilët padyshim meritojnë që të flasin mbi idetë e tyre, ti prezantojnë dhe debatojnë ato, duke bërë të mundur që konkurrenca ti shtyjë ata drejt një përgatitje më serioze dhe një përfaqësimi më dinjitoz.
Vlerat qytetare dhe intelektuale do të jenë kryefjala e këtij kampionati, i cili nuk kërkon të kultivojë vetëm dije dhe të vendosë në punë përdorimin e logjikës, por edhe të kultivojë qytetarinë dhe vlera sa më të mëdha kulturore.