Gjatë regjimit komunist, shumë familje gatuanin në tualete. Sado qesharake që mund të duket kjo është e vërtetë. Atëherë kur aromat e erëzave të gatuara me mjeshtëri ngirheshin lart në tavan, jashtëqitjet njerëzore binin poshtë në WC. Situata duket aq absurde sa që ngjan me ndonjë ndëshkim të mitologjisë greke. Por çdo të thotë kjo? Si lidhet kjo masakër me atë që ne jetojmë sot?
Kur vendosa të shkruaja për këtë temë doja të krijoja një prozë të gjatë me subjekt dhe mesazh të qartë. Në qëndër të shkrimit do të ishte nje mjek në kohën kur në Shqipëri kryhej vaksinimi kundër tuberkulozit. Kur të shkonte në tualetin e shtëpisë së tij i lodhur ai do të mendonte për atë që po ndodhte dhe do të çuditej se si një shtet i tillë, i cili nga mëngjesi në darkë kryente një vaksinim absolut, të lejontë këtë marrëzi. Mesazhi ishte i qartë dhe nënkuptonte paradokset e mëdha të strukturës. Mirëpo sado e madhe të jetë tendenca për ta sharë dhe urrryer komunizmin, do të doja ta trajtoja ketë temë nga një këndvështrim ndryshe. Është e vërtetë e padiskutueshme se ky fenomen është krim dhe se ajo çka regjimi kreu në Shqipëri është e urryeshme, kështu që do të ishte më e frytshme të trajtohej, se çfarë pasojash ky krim, si shumë të tjerë, të treguar ose jo, kanë lënë tek në në përgjithësi.
Tani është theksuar se një gjeneratë e tërë e një kombi ka vuajtur. Por mendoj se këto vuajtje vjinë tek në një mënyrë paska më të rrezikshme se vuajtja vetë. Të qenurit i shtypur për një kohë të gjatë të bën të kërkosh shumë kur xhelati nuk ta pret dot më kokën. Një analist i nohur televiziv, emrin e të cilit për arsye etike nuk po e përmend, thoshte se: “…njerëzit në Shqipëri gjatë komunizmit kanë vuajtur, dhe nga dëshira për të mos i munguar asgjë fëmijëve të tyre, i kanë kthyer në…”; epiteti nuk me kujtohet por mund të jap një përshkrim tek i cili shumë mund të gjejnë veten, dhe të tjerë të përfytyrojnë dikë.
Steriotipi është i qartë. Veshje të shtrenjta deri në marrëzi, makina me tapiceri të jashtëzakonshme, telefona prototipë të cilët kompanitë akoma nuk i kanë hedhur në treg, pushimë nga më përralloret, një kompleks superioriteti i shtuar karshi njerëzve me të ardhura mesatare etj… A përfytyruat dikë? Disa? Këta janë fëmijët. Prindërit kanë vuajtuar aq shumë saqë nuk mund ti kenë këto karaktëristika, sepse sado tanimë të pasuruar në mënyra të ndryshme, fytyra e tyre sërish mbetet e rreshkur dhe e vrarë nga dielli.
Situata është e përmbysur sepse shoqëria në përgjithësi i promovon këto sjellje, dhe ndonjëherë i konsideron edhe të virtytshme. Por çfarë ngelet për të tjerët ? Për ata që kur sistemet u ndërruan nuk arritën të bëhëshin drejtorë dikasteresh apo milionere? Këta, ashtu si të parapërmëndurit, ndahen në shumë katëgori, “nuk futën të gjithë në të njëtin thes”, punojnë. Punojnë dhe shpresojnë se një ditë mund të jenë si ata. Por mbi te gjitha të ndihen si ata.
Dikush mund të thotë se kjo është normale, se në të gjithë botën ka njerëz të varfër dhe të pasur, se të parët duan ti ngjajnë të dytëve, dhe se këto arsye nuk janë aspak të reja. Mirëpo këtu në Shqipëri ka diçka ndryshe, nuk i gjej dot emër, por këtu shumë persona kanë një urrejtje të brendshmë për të arritur steka të tilla. Nuk është thjësht një dëshirë për të qënë i pasur, dhe jetuar në mirëqenie. Jo. Këtu kjo shoqërohet më një dëshirë të papërmbajtur për të “flex” apo “show off”.
Por a mundesh ti bësh këto të fundit kur ajo çka të mban frymën gjallë është pensioni ekstremisht i ulët i gjyshit, apo rroga e vuajtur e nënës së vetme? Jo, por dëshira sërish ekziston, është aty, konsumese dhe e rritur me kalimin e kohës. Kjo është drobitëse, dhe alarmante.
Ky është një realitet që shumëkush e lidh me veten. Shoqëria shqiptare e gjendur gjatë një tranzicioni të gjatë ka kultivuar një plagë, kjo është dëshira për të qenë i pasur në një mënyrë të paskrupullt dhe të pandershme, sepse njerëzit që janë pasuruar në këtë mënyrë, atehere kur shëptuan nga xhelati dhe ju dha mundësia sot mbahen si model standart suksesi dhe janë gjerësisht të promovuar.
Sërish mund të kundërshtohem, dikush mund të thotë se Ualter Uajt (1) shiste metanfetaminë, dhe se Profesori (2) , vodhi Bankën Kombëtare të Spanjës. Se nuk ka rëndësi se si dikush pasurohet, mjafton të jetë i tillë. Po të gjitha këto argumente qëndrojnë, por e përsëris që në shembujt që kam marrë më lart ka një tendencë të çuditshme, të cilën e kam të vështirë ta përshkruaj, ama gjithkush që lëxon këtë shkrim mund ta kuptoj shumë qartë se për çfarë e kam fjalën.
Sado qesharake mund të duket mendoj se kjo derivon që atëhere kur në këtë vend të mrekulleshëm mesdhetar, ku ulliri nxin dhe agrumet shkëlqejnë, gatuhej nëpër banjo.
1* -Personazhi kryesor i serialit “Breaking Bad”,kimist, i cili kur diagnostikohet me kancer në pamundësi për të paguar faturat e tij mjekësore fillon dhe përdor njohuritë e tij për të prodhuar dhe shitur një drogë të quajtur
metanfetaminë.
2* -Personazh i serialit “Casa de Papel”, i cili harton një plan për të vjedhur Bankën Kombëtare të Spanjës, prej së cilës merr miliona.