Tirana do të jetë qyteti që do të mirëpres për të katërtin vit Finalen e Kampionatit Kombëtar të Debatit që do të përmbyll projektin Re-Debate 5.1 – “Rigjallërimi i Kulturës së Ndërveprimit dhe Aktivizmit”, i cili zbatohet nga Organizata LIBURNETIK në partneritet me Kongresin Rinor Kombëtar dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Bashkinë Tiranë, United Nations Albania, UNFPA Albania dhe UNICEF Albania (nga SDG FUND nëpërmjet financimit të qeverisë Hollandeze), në datë 30 Qershor 2021.
Pas situatës së pandemisë, Kampionati Kombëtar i Debatit do të rikthehet fizikisht me Fazën Finale,
nga ku do të përjetohen emocionet e debatit midis katër skuadrave finaliste.
Për herë të parë në këtë kampionat morën pjesë 100 shkolla të mesme nga 61 Bashki të vendit dhe u përfshinë në mënyrë direkte më shumë se 1500 nxënës, të cilët kanë debatuar midis tyre me qëllim nxitjen e të menduarit kritik dhe të vlerave të një shoqërie të hapur e demokratike.
Në finale,do të marrin pjesë katër shkolla të mesme nga ky edicion, të cilat përgjatë të gjitha fazave të kampionatit kanë arritur të kualifikohen për debatin e Finales së Vogël dhe Finales së Madhe.
Finalja e Vogël do të përcaktojë vendin e III me debatin midis shkollës së mesme “Flatrat e Dijes” nga Fieri dhe shkollës së mesme “Rrëshen”.
Finalja e Madhe, nga ku do të zbulojmë ftuesin e këtij edicioni, do të jetë midis shkollës së mesme “Sami Frashëri” dhe shkollës së mesme “Protagonistët”.
Finalja e Kampionatit Kombëtar të Debatit do të organizohet në ambientet e Hotel Rogner, Salla Antigonea 2 më datë 30 Qershor 2021, ora 10:00.