Arsimi, edukimi dhe regjimet
15 Qershor, 2021
4 Skuadrat Gjysmëfinaliste të Re-Debate 5.1
25 Qershor, 2021

Përfundon Faza e Eliminatoreve. Zbuloni 8 skuadrat Çerekfinaliste!

Kampionati Kombëtar i Debatit, Re-Debate 5.1 ka mbërritur në Çerekfinale.

Faza Eliminatore ka qenë më e bukura e Kampionatit Kombëtar të Debatit. Kjo fazë përfshiu 16 finalistët të cilët kanë zhvilluar 8 debate, nga ku për çdo debat kemi pasur një skuadër të kualifikuar. Emocionet e garës dhe cilësia e mirë e debatit gjatë kësaj faze kanë qenë një sfidë e vërtetë edhe për gjykatësit, që këtë herë e kanë pasur të vështirë të vlerësojnë më të mirët. Megjithatë edhe kjo fazë ka përfunduar dhe sot kemi 8 Çerekfinalistë. Përmes kasifikimit të skemës së një kampionati këto janë përcaktuar edhe 4 debate e kësaj faze.

Skema e Finales dhe Kualifikimet – Faza III | RE-DEBATE 5.1

Këto janë 8 skuadrat Çerekfinaliste

  • Bido Sejko, Konispol VS. Flatrat e Dijes, Fier
  • Ernest Koliqi, Tiranë VS. Sami Frashëri, Tiranë
  • Protagonistët, Tiranë VS. Ibrahim Rugova, Kamëz
  • Shkolla e Mesme Rrëshen VS. Dhaskal Todri, Elbasan

Me përfudimin e kësaj faze do të zbulohen edhe Gjysmëfinalistët që do të garojnë për Finalen e Vogël dhe Finalen e Madhe.