Kampionati Kombëtar i Debatit Re-Debate 5.1 ka mbyllur sot debatet e Fazës së Pre-Eliminatoreve.
Rrugëtimi i cili nisi 1 javë më parë me një transmetim Live maratonë në kanalet zyrtare të projektit dhe ka përfunduar me sukses duke numëruar 16 debate, me dy takime çdo ditë, ku ishin pjesë 32 shkolla të mesme të vendit. Ashtu si edhe edicionin e kaluar, Re-Debate 5.1 për shkak të kushteve të pandemisë globale u zhvendos këtë vit online për të realizuar debatet nëpërmjet platformës Zoom.
Stafi i Kampionatit Kombëtar të Debatit që në fillim të pandemisë COVID-19 u vu përpara një sfide të panjohur, që pas një pune të vazhdueshme arriti të kapërcejë çdo pengesë duke transmetuar në faqen e Facebook dhe YouTube të LIBURNETIK, debatet LIVE që arritën të marrin vëmendjen e një audience të madhe edhe këtë edicion të katërt.
Kompeticioni është shoqëruar edhe me skualifikime të disa skuadrave që për arsye teknike apo mungesë të pjesëmarrjes nuk mundën të zhvillojnë garën.
Me përfundimin e fazës së debateve të Pre-Eliminatoreve, Kampionati Kombëtar i Debatit ka tashmë 16 skuadrat finaliste. Ashtu si vitin e kaluar, këtë vit skuadrat e kualifikuara për fazën e gjysmëfinale janë përzgjedhur bazuar në renditjen e pikëve të marra nga juria.
Këto janë 16 skuadrat finaliste të Kampionatit Kombëtar të Debatit – Re-Debate 5.0
1 | Harry T. Fultz, Tiranë | 286 |
2 | Bido Sejko, Konispol | 283 |
3 | Dhaskal Todri, Elbasan | 283 |
4 | Protagonistët, Tiranë | 270 |
5 | Isa Boletini, Kamëz | 264 |
6 | Petro N. Luarasi, Tiranë | 263 |
7 | A. Z. Çajupi, Tiranë | 260 |
8 | Shkolla e Mesme Rrëshen | 258 |
9 | Hydajet Lezha, Lezhë | 254 |
10 | Lefter Talo, Finiq | 252 |
11 | Ernest Koliqi, Tiranë | 250 |
12 | Ibrahim Rugova, Kamëz | 250 |
13 | Flatrat e Dijes, Fier | 248 |
14 | Janaq Kilica, Fier | 246 |
15 | Sami Frashëri, Tiranë | 243 |
16 | Qemal Stafa, Tiranë | 240 |