Organizimi si virtyt
18 Prill, 2021
Burime pa ujë
16 Maj, 2021

Përfundon faza e debateve në nivel qyteti. Zbuloni 32 shkollat e kualifikuara në pre-eliminatore në Re-Debate 5.1

Kampionati Kombëtar i Debatit Re-Debate 5.1 ka mbyllur fazën e parë të debateve në nivel qyteti. 

Rrugëtimi i cili nisi më 29 Mars me një transmetim maratonë në rrjetet sociale të Re-Debate, ka përfunduar me sukses duke numëruar 50 debate, me dy takime çdo ditë, ku ishin pjesë 100 shkolla të mesme të vendit. Edhe këtë edicion, ashtu si Re-Debate 5.0 për shkak të kushteve të pandemisë globale debatet u zhvilluan përmes platformës “online” Zoom.

Gjatë debateve në nivel qyteti “Re-Debate 5.1” përfshiu mbi 1000 nxënës gjimnazistë të shkollave të mesme nga i gjithë vendi. Kompeticioni është shoqëruar edhe me skualifikime të disa skuadrave që për arsye teknike apo mungesë të pjesëmarrjes nuk mundën të zhvillojnë garën.

Me përfundimin e fazës së debateve në nivel qyteti Kampionati Kombëtar i Debatit, do të vazhdojë me fazën e dytë, atë të pre-eleminatoreve ku 32 shkollat e kualifikuara do të përballen me njëra-tjetrën në 16 debate.

Këto janë 32 skuadrat e kualifikuara në fazën e në pre-eliminatoreve të Re-Debate 5.1 – Kampionatit Kombëtar të Debatit

SHKOLLA
1Harry T. Fultz, Tiranë
2Flatrat e Dijes, Fier
3Sherif Hoxha, Koplik
4Petro N. Luarasi, Tiranë
5Shkolla e Mesme Rrëshen
6Luigj Gurakuqi, Elbasan
7Protagonistët, Tiranë
8Janaq Klica, Fier
9New York, Tiranë
10Dhaskal Todri, Elbasan
11Petro N. Luarasi, Ersekë
12Ismail Qemali, Tiranë
13Isa Boletini, Kamëz
14Lefter Talo, Finiq 
15Sabah Sinani, Pukë
16Sadik Stavileci, Tiranë
17Halim Xhelo, Vlorë
18Asim Vokshi, Tropojë
19Ibrahim Rugova, Kamëz
20Qemal Stafa, Tiranë
21Ernest Koliqi, Tiranë
22Sulejman Delvina, Delvinë
23Arben Broci , Tiranë
24Gjergj Pekmezi, Pogradec
25Hydajet Lezha, Lezhë
26Sami Frashëri, Tiranë
27Adem Vrapi, Roskovec
28Aleksander Mojsiu, Kavajë
29Bido Sejko, Konispol
30Andon Z. Cajupi, Tiranë
3116 Shtatori, Shijak
32Ramiz Aranitasi, Çorovodë