Prej fillesave të formësimit dhe të zhvillimit të shoqërisë njerezore, cilesi dalluese ka qene te kuptuarit, te shprehurit dhe te ndarit te mendimeve mbi ate cka perrethnia u impononte dhe arsyetimi i nxiste te perceptonin. Aftesia e te artikuluarit iu pershtat emertimit te koncepteve bazuar ne vecorite identifikuese te tyre, ndaj sot ne zberthimin e ideve perdorim jo rralle etimologjine e fjaleve. E keni menduar ndonjehere qe kryefjala e synimeve te shoqerise moderne, fama (e lakmuar), ne gjenezen latine qe iu dha fryme shume gjuheve aktuale ndersa ne terminologjine publike eshte gjeneralizuar, do te rrenjezohet thjesht dhe paster si “uri”?! Pergjigjja , me dhembje e thene, eshte e arsyetueshme…
Ne pese vjecarin e fundit, listes se profesioneve i eshte shtuar dhe termi “blogger”, dikush qe fiton te ardhura nga ndarja e mendimeve dhe perditshmerise shpesh utopike me nje grup ndjekesish, duartrokites te fames se tij. Rritja e klikimeve eshte provuar se shoqeron nje rritje urie te ‘ushtruesve te zanatit’ per te fotografuar, filmuar e postuar me shume e me shpesh prej copezave te jetes se tyre, nderkohe qe pas nuk mbetet as uria e kersheria e ndjekesve per te ditur me shume rreth saj. Ne nje studim te publikuar nga Universiteti i Twent, nen mbledhjen e te dhenave prej Wilma Westenberg,u raportua se ndikimi prej infuencuesve te rrjeteve sociale te te rinjte shkonte aq larg sa nje pjese e tyre jepnin si pergjigjje emra personazhesh publik kur pyeteshin mbi ate cka deshironin te benin ne te ardhmen. Qartesisht kemi hyre ne nje epoke te krijimit te figurave shembelltyre njepolare!
Uria per fame shpesh shkon aq larg sa gjurmohen menyra per te fituar audience me pacilesi, paspikatje, pavlera dhe paarritje. Sot mund te jesh i famshem duke qene i zakonshem! Mund te jesh i famshem duke dhene nje opinion te papeshuar ne nje replike publike. Mund te jesh i famshem duke paguar daljen ne programe jo edukative. Mund te jesh i famshem me nje kenge “akapela” kenduar ne timonin e makines. Mund te jesh i famshem thjesht duke postuar nje foto me nje “homologun tend te famshem”.
Perpjekjet per arritje profesionale jo rralle pesimizohen prej shperblimeve te pamundimta te kopjeve te ndjekesve te trendeve. Nuk jane te padegjuara situatat ne te cilat aspiruesit e persosjes intelektuale e etiketojne veten si Faustin modern te Getes, pluhurosur rinia me urine e dijes qe nuk mesoi kurre te lakmoje fame.
Ne te tilla kushte, zhurma mediatike e debateve me tema qorresokakesh dhe manikina bisturike nuk i le hapsire mendimeve te matura dhe bukurise se intelektit te zhvillohen dhe promovohen. Po perballim nje peshore shoqerie ku pjata e te uriturve per vemendje po dominon perhere e me shume mbi vleresimin e merituar te figurave qe i dedikohen persosjes dhe i sherbejne zhvillimit.
Domosdoshmeri sot duhet te jete synimi i cdo prindi per te edukuar pasardhes me frymen e punes se drejte e te paster si mjet arritjesh; detyra e cdo edukatori per t’i mesuar normat, etiken, te drejten dhe pozitiven e konkurences permiresuese brezave te rinj; pergjegjesia sociale dhe ligjore e cdo promovuesi mediatik per te filtruar figurat e perzgjedhura ne daljet publike dhe ne piedestal: aspirata individuale per tu persosur drejt arritjeve te merituara qe asesi nuk dalin jashte mode!
Mungesa e tyre do te thellonte me tej kete krize urie te perbotshme ne nivelin ku secili do te ishte i FAM(e)shem ne te tijen. Por, te kete mjaftueshem resurse per t’i ngopur te gjithe valle?!