Fundjava e kaluar ka shënuar përfundimin e fazës së trajnimeve në kuadër të Re-Debate 5.1, Kampionatit Kombëtar të Debatit.
Përgjatë këtij udhëtimi virtual u përfshinë 98 shkolla nga i gjithë vendi dhe u trajnuan 1,500 nxënës pjesë e skuadrave që do të konkurrojnë në fayën e debateve në nivel qyteti.
Interesi i nxënësve këtë vit ka qenë i madh duke konsideruar shtrirjen e projektit, që këtë vit zbatohet në nivel kombëtar duke u bërë projekti me përfshirjen më të madhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Këtë vit projekti zhvillohet tërësisht online për shkak të pandemisë nga Covid-19, kjo për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe stafit organizativ.
Re-Debate 5.1 zbatohet nga LIBURNETIK Organisation, në partneritet me Kongresi Rinor Kombëtar dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Bashkia Tiranë, United Nations Albania, UNFPA Albania dhe UNICEF Albania (nga #SDG FUND nëpërmjet financimit të qeverisë Hollandeze Embassy of the Netherlands in Albania).