Re-Debate 5.1 vazhdon rrugëtimin e tij duke u bërë edicioni me shtrirjen më të madhe në të gjithë Shqipërinë duke përfshirë dhe 61 qytete. Duke patur në fokus përherë gjithëpërfshirjen për kultivimin e kulturës së debatit dhe nxitjes së mendimit kritik partnerë të tjerë i janë bashkuar projektit që zbatohet nga Organizata LIBURNETIK.
Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Re-Debate 5.1 do të përfshijë dhe 21 shkolla të reja të cilat do t’i shtohen listës aktuale të gjimnazeve që janë njoftuar në fillimin e këtij edicioni. Lista e re e përfshin të gjitha gjimnazet e qytetit të Tiranës si dhe gjimnaze të fshatrave që përfshihen në Bashkinë Tiranë: Kashar, Ndroq, Petrelë, Dajt, Farkë, Krrabë, Vaqarr, Pezë, Zall Herr, Zall Bastar dhe Baldushk
Nr |
Shkollat e qytetit, Bashkia Tiranë |
1 | Abdulla Keta |
2 | Aleks Buda |
3 | Arben Broci |
4 | Besnik Sykja |
5 | Eqrem Çabej |
6 | Myslym Keta |
7 | Sandër Prosi |
8 | Sinan Tafaj |
9 | Petro Nini Luarasi |
Nr. | Shkollat e rrethinave, pjesë e Bashkisë Tiranë |
1 | Sadik Stavileci, Kashar |
2 | Sadi Nuri, Ndroq |
3 | Ibrahim Hasmema, Petrelë |
4 | Myslym Shima, Kashar |
5 | Ymer Lala, Dajt |
6 | Shkolla e mesme Farkë |
7 | Shkolla e mesme Krrabë |
8 | Shkolla e mesme Vaqarr |
9 | 16 Shtatori, Pezë |
10 | Mustafa K. Ataturk, Zall Herr |
11 | Bahri Nela, Zall Bastar |
12 |
Shkolla e mesme Baldushk |
Të gjitha shkollat e reja do të bëhen pjesë e trajnimeve paraprake për t’u njohur më në thellësi me projektin si dhe formatin e debatit ndërkohë që datat e aktiviteteve do të njoftohen shumë shpejt.