Kanë kaluar pak muaj nga shpallja e fituesve të Re-Debate 5.0 dhe gjithçka ështlë gati për fillimin e edicionit të ri të Kampionati Kombëtar të Debatit.
Muaji dhjetor ka shënuar nisjen e Fazës së trajnimeve për edicionin Re-Debate 5.1.
Këtë të shtunë, 26 Dhjetor, faza e trajnimeve është zhvilluar me nxënësit e dy shkollave të mesme, ‘Sherif Hoxha’ nga Kopliku dhe ‘Imzot Lucjan Agostini’ nga Vau I Dejës.
Trajnimet kanë vazhduar në dy ditët në vazhdim me nxënësit e 18 shkollave të mesme të qyteteve Shkodër, Pukë, Tropojë, Krumë, Kukës, Burrel, Klos, Rrëshen, Lezhë, Laç, Bulqizë, Shijak, Peshkopi.
Këtë vit Re-Debate ka shtrirje në të gjithë vendin dhe shumë prej shkollave pjesëmarrëse janë për herë të parë pjesë e projektit që këtë vit zhvillohet tërësisht online për shkak të pandemisë nga Covid-19. Kjo për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe stafit organizativ.
Faza e trajnimeve do të drejtohet nga dy trajnerët Oltjana Rama dhe Dritan Sakuta deri në përfundim të muajit janar.
Faza e trajnimeve do të vazhdoj rrugëtimin virtual në 45 qytete të tjera të vendit nga ku do të përfshihen 62 shkolla të përzgjedhura nga stafi organizativ i projektit. Reth 1000 nxënës do të kenë mundësi të trajnohen mbi formatin e debatit IDEA dhe mendimin kritk që do të aplikohet në fazën pasardhëse të debateve në rang qyteti.
Pas përfundimit të fazës së trajnimeve çdo shkollë do të pajiset me paketat kërkimore. Të udhëhequr nga mësuesit koordinatorë, nga grupet e çdo shkolle, në 80 shkollat pjesëmarrëse do të përzgjidhen nxënësit e skuadrave përfaqësuese të secilit qytet që do të garojnë në fazën e debatit kombëtar.
Ashtu si edhe edicionin e kaluar, të gjitha shkollat pjesëmarrëse janë pretendente për të qenë pjesë e Finales së Madhe, bazuar në renditjen e pikëve që do të marrin në fazën e Debateve në nivel qyteti.
Shkollat e mesme që do të përfshihen në fazën e trajnimeve në projektin Re-Debate 5.1:
Qyteti |
Shkolla |
Koplik
Vau I Dejes Fushë Arrëz |
Sherif Hoxha
Imzot Lucjan Agostini Fushë Arrëz |
Shkodër
Pukë |
28 Nentori
Jordan Misja Sabah Sinani |
Tropojë
Krumë Kukës |
Asim Vokshi
Skënderbeu Havzi Zela |
Burrel
Klos Rrëshen |
28 Nëntori
Shaban Collaku Shkolla e mesme Rrëshen |
Lezhë
Lac |
Hydajet Lezha
Ishull Lezhë At’Shtjefen Gjecovi |
Bulqizë
Shijak Peshkopi |
Gjimnazi Arbëria
16 Shtatori Said Najdeni |
Durrës
Vorë Cërrik |
Gjergj Kastrioti
Naim Frashëri Isa Boletini Tomorr Sinani |
Krujë
Kavajë Gramsh |
Skënderbeu
Shote Galica Fushe Krujë Aleksandër Moisiu Shefqet Guzi |
Kamëz
Librazhd Prrenjas |
Ibrahim Rugova
Isa Boletini Ibrahim Muça Halit Bërzeshta |
Elbasan
Belsh Rrogozhinë |
Luigj Gurakuqi
Dhaskal Todri Sami Frashëri Haxhi Qehaj |
Pogradec
Pustec Peqin |
Muharrem Collaku
Gjergj Pekmezi Shkolla e mesme Liqenas Zihni Magani |
Korçë
Bilisht Maliq |
Faik Konica
Themistokli Germenji Fuat Babani Shkolla e mesme Maliq |
Ersekë
Divjakë Lushnjë Roskovec |
P. N. Luarasi
Miti Zoi Zaka 18 Tetori Adem Vrapi |
Fier
Patos Ballsh |
Janaq Kilica
Flatrat e Dijes Zhani Ciko Dervish Hekali |
Urë Vajgurore
Polican Kuçovë Berat |
Muhamar Janina
Muhamet Kondi 5 Tetori B. D. Karbunara |
Çorovodë
Përmet Kelcyrë Himarë |
Ramiz Aranitasi
Sami Frashëri Sejfulla Maleshova Spiro Gjiknuri |
Vlorë
Selenicë Tepelenë |
Perla
Halim Xhelo Hajredin Beqari Abaz Shehu |
Libohovë
Delvinë Gjirokastër Memaliaj |
11 Shkurti
Sulejman Delvina Asim Zeneli Sali Nivica |
Fshati Bularat/ Dropull
Sarandë Finiq Konispol |
Shkolla e mesme Bularat
Hasan Tahsini Lefter Talo Bido Bejdo |
Tiranë
|
Harry T. Fultz
Protagonistët New York Turgut Ozal
|
Tiranë | Partizani
Sami Frashëri A. Z. Cajupi Qemal Stafa
|
Tiranë | Ernest Koliqi
Ismail Qemali |