Debati dhe shoqëria shqiptare
18 Dhjetor, 2020
Të dish apo të dish shumë?
18 Dhjetor, 2020

Rëndësia e debatit në shoqërinë tonë

Debati, një klas i veçantë arti, arti i të folurit, një sjellje e cila duhet me patjetër të përvetësohet nga e gjithë shoqëria. Ku ka më mirë se sa të jemi të aftë të komunikojmë me një palë tjetër për të arritur në një konkluzion të përbashkët pa keqkuptime.

Nëse kërkojmë në Google përkufizimin e debatit do të mësojmë që debati është një format diskutimi për një çështje të caktuar e cila bëhet në një mbledhje publike ose asamble legjislative, ku ndeshen argumente dhe në fund mbaron me një votim. Personalisht mendoj se kjo është një përmbledhje shumë e thatë për një termë aq të bekuar për mbarëvajtjen e një civilizimi të zhvilluar.

Shumë gjëra në jetën e përditshme bëhen shkas për t’u debatuar, qofshin këto çështje madhore apo të vogla. Kjo tregon se në një mënyre apo një tjetër debati është pjesë e jetës tonë, duam apo nuk duam ne. E shikojmë nëpër televizione, radio, intervista, madje edhe në rrugë nivelin e ulët të kulturës së debatit. Përse kjo shoqëri mos të mësoj ta përvetësojë këtë sjellje?

Kur them që debati është mënyra për të zhvilluar një komb, nuk e ekzagjeroj. Pyet këdo në rrugë dhe thuaji se kush është ajo gjë që i jep shtysë zhvillimit të një kombi; përgjigjia është gjithmonë paraja. Ky është problemi më i madh sot, njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë se zhvillimi i një kombi vjen nga dija dhe emancipimi i shoqërisë së atij vendi. Paraja nuk bie nga qielli, por fitohet me zgjuarsi dhe punë.

Dua të përmend gjithashtu eksperiencat e mia personale që kam patur në lidhje me debatin. Kur u njoha për herë të parë me një model të mirë strukturuar, të mbikqyrur nga profesionistë për të vëzhguar ballafaqimin e dy paleve për një temë të caktuar, më erdhi për të qeshur. Mendova se do të ishte një humbje kohe sepse edhe unë, ashtu si gjithë të tjerët, nuk e kuptoja rëndësinë e kësaj çështjeje. Asnjëherë nuk e kërkon diçka që mendon e ke pasur gjithmonë.

Debatet e zhvilluara nga grupet e nxënësve midis njëra-tjetrës me bën të kuptoja që isha një peshk i vogël në një akuarium. Aq më shumë që zbulova për këtë metodologji të të folurit, aq më shumë m’u rrit interesi. Këtu dua të ndalem pasi nuk ështe e lehtë të bindesh një popull të tërë se debati është dicka e rëndësishme.

Për mendimin tim debati duhet të jetë pjesë e një kurrikule shkollore ku nxënësit të marrin pjesë dhe të kuptojnë nga afër se ç’është domethënia e kësaj kulturë. Kjo është mënyra më e mirë për të stërvitur brezat e ardhshëm, për një betejë e cila rrënon shtetet e kësaj bote dita-ditës. Sa më shpejtë të fillojmë me përgtitjet, aq më mirë do jetë për ne.

“Asnjë debat nuk është i mundur në qoftë se përballja bëhet me urrejtje dhe mostolerancë” ka thënë politikani francez Jacques Chirac. Kur shoqëria ta kuptoj këtë, atëherë do të shihet progresi i një kombi.

 

Youth Debate: A call to Integrity event, co-organized by Scidev and LIBURNETIK Organisation, supported by Embassy of the Netherlands in Albania, was part of the #WeekofIntegrity 2020, hosted by International Chamber of Commerce in Albania