Korrupsioni është një plagë që ka vrarë dhe po vret çdo shtet anë e mbarë botës. Në këtë mënyrë dhe në një pozicion relativisht JO të favorshëm gjendet edhe Shqipëria.
Shqipëria sipas raportit të fundit për vitin 2019-të të Transparency International, renditet e 106-ta nga 198 vende të analizuara. Ndërkohë, krahasuar me vitet e kaluara mund të vërejmë lehtësisht një përkeqësim të këtij indeksi. Nga viti 2018 renditja është përkeqësuar me 7 pozicione, ndërkohë që nga viti 2016 kemi një përkeqësim me 23 pozicione. Këtë linjë të pozicionit relativ ka ndjekur edhe vlerësimi apsolut, që tregon që pas vitit 2016-të nuk jemi përmirësuar as me vlerësimin tonë kundrejt vetes tonë, duke u vlerësuar në vitin 2019-të me 35 pikë nga 100 të mundshmet.
Po ku qëndron problemi me korrupsionin? Mos ndoshta shoqëria jonë e kërkon korrupsionin? Pse kultura jonë apo ne jemi mësuar që jo vetëm ta pranojmë korrupsionin por edhe të bëhemi pjesë e tij? Duke njohur shoqërinë shqiptare dhe duke menduar veten sa herë që shkojmë tek një punonjës i administratës publike apo tek një shërbim tjetër, mund ti japim lehtësisht përgjigje këtyre pyetjeve, Por ndoshta ti je sikur unë dhe e ke më të vështirë që ta kuptosh se pse ndodh korrupsioni. Jo që se kupton dhe nuk di që ekziston por në mënyrën që e thashë unë, ndoshta jo. Korrupsioni është çdoku i pranishëm. Jo në një fushë, jo në dy të caktuara por kudo. Çdo veprim që mund të bëjmë, kemi në dorë që të bëjmë korrupsion. Pra korrupsioni sigurisht që ndodhet kudo dhe madje ka dhe një nivel hierarkik por ajo që unë dua që të them është se gjithsecili nga ne, ka në dorë reduktimin e tij. Ky reduktim mund të jetë i vogël por ndryshimi i madh fillon nga veprime të vogla. Ndryshimi fillon nga UNË, nga TI. E nëse UNË dhe TI jemi të vendosur që sdo të ndihmojmë më në përhapjen e korrupsionit, unë jam i sigurtë që prapë UNË dhe TI do të tërheqim edhe më shumë njerëz të
tjerë të bëhen si UNË dhe TI. E nesër do të ketë më shumë si UNË dhe TI. Dhe kështu mund të hyjë një mendësi e re në lidhje me këtë çështje. UNË dhe TI mund ta përmirësojmë shoqërinë. Unë mendoj gjithashtu se në këtë drejtim për të prekur edhe më shumë individ dhe në një kohë edhe më të shpejtë, futjen e një lënde mësimore që formon individë më të drejtë dhe me një mendësi siç u munduam që ta japim UNË dhe TI.
Po kaloj dhe njëherë se çfarë shkakton korrupsioni dhe po e mbyll. Korrupsioni na privon ne nga shumë gjëra. E para ne marrim më pak investime për të përmirësuar jetën tonë, sepse gjithmonë e më shumë nga taksat tona shkojnë për korrupsion. Ne humbasim një sërë mundësishë dhe një nga më të rëndësishmet padyshim që është dhe prosperiteti ekonomik për një vend që ofron një klimë më të mirë biznesi. Ne humbasim mundësinë që të vlerësohemi në bazë të kapitalit human që zotërojmë. Ne humbasim…humbasim…humbasim dhe përsëri humbasim.
Unë e di që nuk është gjithçka në dorën time dhe tëndën por ne mund të bëjmë diçka të vogël për të filluar një gjë të madhe në mënyrë që ne si shoqëri mos të humbasim.