Teknologjia e komunikimit dhe e informacionit si faktor thelbësor në reduktimin e korrupsionit
17 Dhjetor, 2020
Korrupsioni dhe mjetet digjitale për luftimin e tij
17 Dhjetor, 2020

Teknologjia: pro apo kundër korrupsionit?

Korrupsioni është një problem shqetësues në shoqëri. Korrupsioni krijon pabarazi dhe varfëri, dobëson ekonominë dhe demokracinë. Shumë elementë ndikojnë në këtë fenomen dhe një prej tyre është teknologjia.

Transparenca është një kusht, që duhet të ekzistojë për të pasur besim publik në qeverisje. Jo vetëm një parim, por edhe proces i rëndësishëm. Pa transparencë nuk mund të kemi demokraci efektive.

Integriteti institucional është padyshim ndër pikat thelbësore. Forcimi i integritetit ndodh nga veprimet e përditshme të secilit punonjës, duke u bazuar te rregullat e vlerat. Sa më e madhe të jetë kjo koherencë, aq më shumë rritet integriteti.

Një element i rëndësishëm që ndikon në korrupsion është edhe teknologjia. Por cila është lidhja mes teknologjisë dhe korrupsionit? Në ç`mënyra ndikon?
Teknologjia është një mjet shumë i mirë për të luftuar korrupsionin. Zhvillimet teknologjike ndikojnë në rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies institucionale. Teknologjia ndihmon në përmirësimin e bashkëveprimit me qytetarët. Lehtësimi në marrjen e informacionit zyrtar është i ndjeshëm. Gjithashtu, ulen kostot ekonomike dhe kursehet kohë.

Nga një pikëpamje tjetër, teknologjia nuk është “aleatja” më e mirë e korrupsionit. Kjo vjen për disa arsye. Së pari, kostot ekonomike të përdorimit të saj janë shumë të mëdha. Të mos harrojmë faktin se aksesi në internet nuk është i lartë. Faktori moshor ka shumë ndikim dhe përjashton një pjesë të konsiderueshme njerëzish që nuk dinë të përdorin teknologjinë. Krijimi i platformave qeveritare nuk ka funksionuar gjithmonë me sukses sepse nuk kanë qenë praktike në përdorim.

Një prej problemeve të mundshme lidhet me sigurinë kibernetike. Ruajtja e të dhënave personale është e domosdoshme. Menaxhimi dhe ruajtja e sistemit elektronik është një sfidë për të gjithë botën në shekulllin XXI-të dhe kërkon strategji Lufta ndaj korrupsionit është një pikë e rëndësishme e theksuar nga Këshilli Europian, në rrugën
drejt integrimit. Shqipëria duhet të tregojë rezultate të mira e bindëse në procesin e luftës ndaj korrupsionit. Për ta arritur këtë, është e domosdoshme puna e vazhdueshme.

Sipas raporteve e sondazheve , të publikuara gjatë këtij viti, Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara në Europë. Kjo e dhënë duhet të jëtë një alarm për vetë institucionet dhe shoqërinë. Ne, si qytetarë, duhet të kontribuojmë në ndryshimin e kësaj situate.

Youth Debate: A call to Integrity event, co-organized by Scidev and LIBURNETIK Organisation, supported by Embassy of the Netherlands in Albania, was part of the #WeekofIntegrity 2020, hosted by International Chamber of Commerce in Albania