“Asnjë çështje kryesore me të cilat përballet njerëzimi nuk mund të zgjidhet pa qasje në informacion!”
Me të drejtë Christophe Deloire, -sekretar i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare ‘Reporters without Borders’ vë në pah rëndësinë e qytetarit të informuar për t’i bërë ballë çështejeve madhore, të cilat shkojnë përtej vullnetit të një personi të vetëm, siç është edhe
korrupsioni. Ky fenomen negativ me rrënjë të thella na prek të gjithëve. Ai rrezikon rëndë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, shkel të drejtat themelore të njeriut, kërcënon shtetin e së drejtës dhe nënvlerëson vlerat e demokracisë. Ai dhe mungesa e transparencës janë miq të ngushtë, që nuk bejnë dot pa njëri-tjetrin. Në këto rrethana, natyrshëm lind pyetja: Si mund të ndihmojmë në fuqizmin e transparencës për të luftuar korrupsionin? Një mjet që premton shumë në luftën kundër kësaj dukurie të errët është përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Së pari, TIK-u i vjen në ndihmë transparencës me anë të automatizimit të shërbimeve. Duke automatizuar shërbimet, burokricrat dhe ndërmjetësuesit eleminohen, duke zvogëluar kështu edhe mundësitë për akte korruptive. P.sh Beni, një punonjës i korruptuar në Gjendjen Civile i cili nuk lëshon certifikatë pa marrë rryshfet do t’a kete të pamundur të abuzojë më me detyren, të paktën në këtë sektor. Të gjithe qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin këtë shërbim, lehtësisht mund t’í drejtohen platformes e-Albania nepermjet së cilës shmnagin rradhën, duke qenë se marrin shërbimin që dëshirojnë elektronikisht në kohë reale, por çka është më e rëndësishmja, zvogëlojnë mundësitë që punonjës të korruptuar si Beni të abuzojnë me detyrën publike që ushtrojnë. Pra, me vetëm disa klikime TIK-u ua mundëson qytetarëve këtë, duke u ofruar shërbim të shpejtë dhe pa pasur nevojë të bëhen pjesë e hallkave të prishura të zinxhirit korruptiv.
Së dyti, TIK-u me anë të platformave mund të përdoret për të lehtësuar raportimin e korrupsionit, qasjen në informacionin zyrtar dhe për monitorimin e shërbimeve. Raportimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë me një klikim të vetëm. Mjaton një fotografi ose video e
ngarkuar në platformat qeveritare përkatëse (si p.sh ‘Shqipëria që duam’) për të denocuar aktet korruptive më të cilat mund të jetë ndeshur një qytetar dhe përmes kanaleve të posaçme mund të procedohet në veprime konkrete që çojnë në ndëshkimin e autorëve. Një proces si ky do të ndikonte gjithashtu në qëndrimin e çdo zyrtari të korruptuar të mundshëm ndaj korrupsionit duke qenë të vetëdijshëm se mund të raportohen në çdo moment të caktuar.
Për më tepër, ngarkimi i informacioneve të rëndësishme online në lidhje me çështje që janë tregues të drejtëpërdrejtë të funksionimit të një qeverie që ecen në një linjë me interesin më të mirë të popullit të vet p.sh buxheti, shpenzime qeveritare, investime etj. ndihmon qytetarët të jenë të informuar dhe në këtë mënyrë janë në gjendje të kërkojnë drejtësi për veprimet të cilat ata i konsiderojnë shkelje ose abuzime. Transparenca në lidhje me këto informacione lejon gjithashtu gjurmimin dhe llogaridhënien procese këto të një rëndësie të veçantë në luftën kundër korrupsionit.
Megjithatë, përdorimi i teknologjisë shoqërohet me disa çështje të nxehta për të cilat ka diskutime, ku keqpërdorimi i të dhënave personale vazhdon të mbetet pikëpyetja më e madhe.
Por në rast se kjo teknologji vihet në përdorim me instrumentat dhe vigjilencën e duhur a duhet t’i privojmë qytetarët nga mundësia e artë e të pasurit një sistem që u ofron atyre transparencë, efikasitet, llogaridhënie e besueshmëri? A nuk janë këto elementët që përbëjnë
një demokraci të shëndoshë? Sigurisht që TIK-u, duhet të jetë bashkëudhetar së bashku me të gjithë aktorët e shoqërisë në mënyrë që rruga drejt zbutjes së korrupsionit të jetë më e lehtë për t’u realizuar. Thënë këtë, çdo Ben i korruptuar duhet të kuptojë që mendësia për përfitime vetjake në kurriz të shoqërisë që e paguan Benin me taksat e saj, duhet të ndryshojë. Edhe Beni tjetër që nuk deklaron fitimin e vërtetë në biznesin e tij privat duhet të kuptojë që nga ana tjetër as nuk mund të presë investime publike nëse nuk kontribuon për to.
Dhe kështu zinxhiri i korruptuar me Ben-ëra të ndryshëm që nga hallka e parë e deri në krye duhet të ndryshojë. Si përfundim, në luftën kundër korrupsionit çdokush duhet të luajë rolin që i takon, duke nisur nga qeveria, organet e drejtësisë, institucionet e pavarura, media dhe shoqëria civile. Sepse, siç u shtrua më sipër korrupsioni si fenomen na prek të gjithëve, prandaj edhe lufta
kundër tij, është përgjegjësi dhe duhet të jetë mision i përbashkët i të gjithëve. Thënë këtë, TIK-u si mjet ofron shumë përparësi dhe në kordinim me të gjithë aktorët e shoqërisë mund të shikohet një rezultat mbresëlënës. Një luftë e egër medoemos kërkon një organizim dhe gjithëpërfshirje akoma më të egër. Por kjo luftë pa TIK-un zor se do të fitohej…
Youth Debate: A call to Integrity event, co-organized by Scidev and LIBURNETIK Organisation, supported by Embassy of the Netherlands in Albania, was part of the #WeekofIntegrity 2020, hosted by International Chamber of Commerce in Albania