Integriteti është thelbësor për forcimin e qeverisjes së mirë dhe proceseve demokratike në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Edukimi i të rinjve për integritetin është thelbësor në ndërtimin e një qeverie të përgjegjshme. Për më tepër, duke ndihmuar të rinjtë të mësojnë rreth integritetit dhe përfshirja e tyre në aktivitete që promovojnë integritetin dhe vlerat etike kontribuon në fuqizimin e gjeneratës së ardhshme për të parandaluar korrupsionin. Gjithashtu, të rinjtë mund të jenë më të dobishëm në promovimin dhe nxitjen e integritetit në qeverisje dhe politikë.
Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) mbështet arsimimin dhe zhvillimin profesional të të rinjve duke i ndihmuar ata të zhvillojnë mendimin kritik, aftësi analitike, komunikim etik dhe tolerancë për mendimet ndryshe. Ne mendojmë se debati etik dhe i pavarur, duke u bazuar në fakte dhe kërkime është i domosdoshëm për studentët dhe për shoqërinë në përgjithësi.
Në këtë drejtim, SCiDEV në bashkëpunim me LIBURNETIK dhe me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri do të mbajë një debat me nxënës të shkollave të mesme dhe një debat me studentë të universitetit mbi integritetin në kuadrin e Javës së Integritetit 2020 në datën 4 Dhjetor në orën 14.00.
Kjo iniciativë që do të tansmetohet LIVE në faqen e Facebook të SCiDEV synon të arsimojë dhe të ndërgjegjësojë të rinjtë për integritetin në qeverisje dhe në politik nëpërmjet debatit rinor mbi integritetin me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universitetit. Qëllimet specifike janë:
Aktivitet kryesore janë:
Rezultatet e pritshme:
Temat e Debatit
Debat 1-rë: “Edukimi për integritetin duhet të bëhet pjesë e kurrikulave shkollore dhe universitare”
Debat 2-të: “Digjitalizimi dhe TIKu mund të zvogëlojnë korrupsionin”
Debati do të ketë tre anëtarë jurie të cilët mbajnë pikët, komentet dhe bëjnë vlerësimin. Moderatori, i cili i jep fjalën anëtarëve, mban radhën, ndërhynë nëse ekipet nuk i përmbahen etikës së komunikimit ose thyejnë rregullat e debatit.
14:00 – | Regjistrimi |
14:05 – 14:10 | Mirëseardhja dhe Fjala e Hyrjes
Dr. Blerjana Bino Bashkë-Themeluese, SCiDEV
|
14:10 – 14:15 | Rinia dhe Integriteti
Znj. Guusje Korthals Altes, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri |
14:15 – 14:40 | Debati I: “Digjitalizimi dhe TIKu mund të zvogëlojnë korrupsionin”
|
14:40 – 14:55 | Vlerësimi i Jurisë
Anëtarët e Jurisë: Ambasadorja Guusje Korthals Altes; Z. Mario Mariani, Drejtor i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE, Znj. Etilda Gjonaj, Ministër I Drejtësisë (tbc)
|
14:55 – 15:00 | Reflektim nga Liderët e Debatit I
|
15:00 – 15:25 | Debati II: “Edukimi për integritetin duhet të bëhet pjesë e kurrikulave shkollore dhe universitare”
|
15:25 – 15:40 | Vlerësimi i Jurisë
Anëtarët e Jurisë: Zv. Ambasadori Rogier Nouwen, Znj. Aspasjana Kongo – Zv. Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë; z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) |
15:40 – 15:45 | Reflektim nga Liderët e Debatit II
|
15:45 – 15:50 | Programi i Debatit për të Rinjtë: Ndërtimi i mendimit kritik, sjelljes etike dhe vlerave
Z. Ergys Gezka Drejtor Ekzekutiv, LIBURNETIK
|
15:50 – 16:00 | “Fushata Rinore – Thirrje për Integirtet”, Fjala Përmbyllëse
Dr. Blerjana Bino Bashkë-Themeluese, SCiDEV |