Teksa kemi nisur me edicionin e IV-ërt të Kampionatin Kombëtar të Debatit i cili ka ardhur nën titullin e Re-Debate 5.1, ditën e sotme ju prezantojmë me shkollat e mesme nga 61 Bashkitë e Shqipërisë.
Re-Debate 5.1 këtë vit do të ketë shtrirjen më të gjerë duke mbuluar të gjithë vendin dhe duke u bërë një ndër projektet më të mëdha për të rinjtë e shkollave të mesme.
Nën mbështetjen e realizimit të Kampionatit Kombëtar të Debatit këtë vit, Organizatës LIBURNETIK, përpos Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë i është bashkuar UNFPA dhe UNICEF, duke bërë qindra të rinjë bashkë me qëllimin e zhvillimit të mendimit kritik dhe vlerave të qytetarisë aktive.
Më poshtë, tabela e plotë e Bashkive, Qyteteve dhe Shkollave të përfshira në Re-Debate 5.1:
Nr. | Emërtimi i Bashkisë | Qyteti | Emrat e shkollave |
1 | Malësi e Madhe | Koplik | Sherif Hoxha |
2 | Shkodër | Shkodër | 28 Nëntori
Jordan Misja |
3 | Vau i Dejës | Vau Dejë | Imzot Luçjan Agostini |
4 | Fushë Arrëz | Fushë Arrëz | Fushë-Arrëz |
5 | Pukë | Pukë | Sabah Sinani |
6 | Tropojë | Tropojë | Asim Vokshi |
7 | Has | Krumë | Skënderbeu |
8 | Kukës | Kukës | Havzi Nela |
9 | Mirditë | Rrëshen | Shkolla e Mesme Rrëshen |
10 | Mat | Burrel | 28 Nëntori |
11 | Klos | Klos | Shaban Çollaku |
12 | Lezhë | Lezhë | Hydajet Lezha
Ishull Lezhë |
13 | Kurbin | Laç | At’Shtjefën Gjeçovi |
14 | Dibër | Peshkopi | Said Najdeni |
15 | Bulqizë | Bulqizë | Shkolla e Mesme Bulqizë |
16 | Durrës | Durrës | Gjergj Kastrioti
Naim Frashëri |
17 | Krujë | Krujë | Skënderbeu Krujë
Shote Galica Fushë Krujë |
18 | Shijak | Shijak | 16 Shtatori |
19 | Vorë | Vorë | Isa Adem Boletini |
20 | Tiranë | Tiranë | Harry T. Fultz
Qemal Stafa Partizani Sami Frashëri A.Z. Çajupi Ismail Qemali Protagonistët Ernest Koliqi New York Turgut Ozal |
21 | Kamëz | Kamëz | Ibrahim Rugova
Isa Boletini |
22 | Kavajë | Kavajë | Aleksandër Moisiu |
23 | Elbasan | Elbasan | Luigj Gurakuqi
Dhaskal Todri |
24 | Librazhd | Librazhd | Ibrahim Muça |
25 | Belsh | Belsh | Sami Frashëri |
26 | Cërrik | Cërrik | Tomorr Sinani |
27 | Gramsh | Gramsh | Shefqet Guzi |
28 | Prrenjas | Prrenjas | Halit Berzeshta |
29 | Peqin | Peqin | Zihni Magani |
30 | Rrogozhinë | Rrogozhinë | Haxhi Qehaj |
31 | Pogradec | Pogradec | Muharrem Çollaku
Gjergj Pekmezi |
32 | Maliq | Maliq | Shkolla e Mesme Maliq |
33 | Korçë | Korçë | Faik Konica
Themistokli Gërmenji |
34 | Pustec | Pustec | Shkolla e Mesme Liqenas |
35 | Devoll | Bilisht | Fuat Babani |
36 | Kolonjë | Ersekë | P. N. Luarasi |
37 | Divjakë | Divjakë | Miti Zoi Zaka |
38 | Lushnje | Lushnje | 18 Tetori |
39 | Fier | Fier | Janaq Kilica
Flatrat e Dijes |
40 | Patos | Patos | Zhani Ciko |
41 | Roskovec | Roskovec | Adem Vrapi |
42 | Mallkastër | Ballsh | Dervish Hekali |
43 | Berat | Berat | B. D. Karbunara |
44 | Kuçovë | Kuçovë | Gjimnazi “5 Tetori” |
45 | Urë Vajgurore | Urë Vajgurore | Muhamar Janina |
46 | Poliçan | Poliçan | Muhamet Kondi |
47 | Skrapar | Çorovodë | Ramiz Aranitasi |
48 | Përmet | Përmet | Sami Frashëri |
49 | Këlcyrë | Këlcyrë | Sejfulla Malëshova |
50 | Vlorë | Vlorë | Perla
Halim Xhelo |
51 | Selenicë | Selenicë | Hajredin Beqari |
52 | Himarë | Himarë | Spiro Gjiknuri |
53 | Tepelenë | Tepelenë | Abaz Shehu |
54 | Memaliaj | Memaliaj | Sali Nivica |
55 | Gjirokastër | Gjirokastër | Asim Zeneli |
56 | Libohovë | Libohovë | 11 Shkurti |
57 | Delvinë | Delvinë | Sulejman Delvina |
58 | Dropull | Fshati Bularat | Shkolla e Mesme Bularat |
59 | Sarandë | Sarandë | H.Tahsini |
60 | Finiq | Finiq | Lefter Talo |
61 | Konispol | Konispol | Bido Sejko |
Ashtu si ju kemi njoftuar dhe pak ditë më parë edhe këtë edicion formula e përcaktimit të 16 skuadrave finaliste mbetet e njëjtë. Skuadrat që përfaqësojnë shkollat e mesme do të garojnë në bazë të pikëve të grumbulluara gjatë fazës së debateve në nivel qyteti.
Projekti do të zhvillohet përgjatë 12 muajve, në periudhën Shtator 2020 – Gusht 2021. Aktivitetet e tij do të zhvillohen nën formën e një Kampionati (Tournament), në tre faza:
Faza I – Periudha e trajnimeve, drejtuar nxënësve, mësuesve dhe gjykatësve
Faza II – Kampionati në rang qytetesh
Faza III – Finalet e Kampionatit ku do të shihen përballjet e 16 skuadrave më të mira.
Re-Debate 5.1 këtë vit, për shkak të situatës të krijuar nga Pandemia e COVID-19 do të zhvillohet krejtësisht online duke siguruar sigurinë e nxënësve, mësuesëve dhe stafit që janë të angazhuar me zbatimin e projektit.