Ç’është aktivizmi?
19 Shtator, 2020
Rëndësia e Re-Debate
20 Shtator, 2020

Debati dhe aktivizmi

Debati është përplasje idesh. Këto ide nuk përplasen paqëllim, ato nuk përplasen për spektakël, ato përplasen se është e domosdoshme. Konflikti midis ideve, i rreh ato, i zhvesh nga negativet dhe i bashkon në një rezultate që avancon për lart. Dhe është pikërisht krijimi i kësaj rezultante që e lidh debatin me aktivizmin.

Aktivizmi është gjithmonë ndërpersonal, pasi e ardhmja që synon të realizojë i përket komunitetit, jo thjesht individit. Si pjesë e të gjithëve, aktivizmi është gjithmonë rrjedhojë e disa ideve që burojnë nga disa individë. Por që kjo re mendimesh të shndërrohet në një rezultante të vetme, debati pra, është i domosdoshëm. Secili propozim futet në skanim, duke u krahasuar me avantazhet dhe disavantazhet e mendimeve të tjera. Rezultati i mendimeve që shigjetojnë njëra-tjetrën në bazë, është një shigjetë e drejtuar nga lart, pas së cilës shkojnë të gjithë.

E ndaj debati është pjesë e aktivizmit, për të mos thënë ndër pjesët më kryesore që qëndrojnë në etapat e para të këtij procesi. Ai gjeneron mendimin e nevojshëm që ushqen veprimtarinë, ndaj pa debat nuk ka aktivizëm dhe ku ka aktivizëm ka gjithmonë debat.