4 Skuadrat Gjysmëfinaliste të Re-Debate 5.0
9 Korrik, 2020Gjimnazi ”Ibrahim Rugova” fitues i Re-Debate 5.0 – Kampionati Kombëtar i Debatit
12 Korrik, 2020
DEKLARATË
Dëshirojmë në radhë të parë të përshëndesim të gjithë ndjekësit e LIBURNETIK dhe të gjithë pjesëmarrësit e Re-Debate 5.0 Kampionati Kombëtar i Debatit.
Duke u nisur nga parimet e transparencës dhe të drejtës për mirë informim, elementë që na kanë shoqëruar gjatë gjithë punës tonë dhe gjithashtu të të gjithë mësuesve të përfshirë në këtë projekt, Ju detyrohemi një shpjegim në lidhje me një postim të bërë në faqen e LIBURNETIK. Në postim është shprehur se Gjysmëfinalja nuk do të ketë eliminime direkte dhe se do merren parasysh pikët që çdo skuadër do të grumbullojë gjatë përballjes. Pa dyshim, ky pohim është i pa saktë dhe duhet të qartësohet. Në këtë rrjedhë Ju bëjmë me dije se formula e Re-Debate 5.0 u është qartësuar skuadrave dhe mësuesve shumë herë dhe për ta është më se e qartë, por kjo gjithsesi nuk përjashton gabimin e bërë nga ne në këtë postim.
Në faqen web të Re-Debate 5.0, në këtë link https://www.liburnetik.org/redebate/skema/ mund të evidentoni lehtësisht se gjatë gjithë skemës, ashtu sikurse ndodh në çdo skemë kampionati, përballjet/sfidat nuk janë më me klasifikim pikësh por me kualifikim apo skualifikim të drejtpërdrejtë.
Në Kampionatin Kombëtar të Debatit formula e Fazës III, ajo e finales mbetet e pandryshuar siç është komunikuar edhe gjatë trajnimeve të zhvilluara në fillim të këtij edicioni. Në përfundimin e Fazës Finale organizohen dy finale: Finalja e Madhe për vendin e I dhe të II dhe Finalja e Vogël për vendin e III dhe të IV.
Në lidhje me postimin ju bëjmë me dije se do të modifikohet menjëherë dhe si grup pune i këtij kampionati i kërkojmë ndjesë nxënësve të skuadrës së Shkollës së Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” për këtë lapsus.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
Grupi i punës i Re-Debate 5.0