Asija Kasemi ka qënë pjesë e skuadrës së debatit në gjimnazin “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit për dy edicione në Re-Debate. Ajo tashmë është pjesë e Universitetit të Mjeksisë në Tiranë, Dega Farmaci. Ja se si shprehet Asija për eksperiencën e saj në Kampionatin Kombëtar të Debatit:
⠀
ReDebate më ka ndihmuar të artikuloj, shpreh, argumentojë dhe të përballem me një mendim të kundërt nga ai që unë kam. Kampionati Kombëtar i Debatit më ka mësuar të kontrolloj emocionet e mia gjatë të folurit dhe më ka udhëzuar t’a trajtoj debatin ndryshe nga se si ai paraqitet në përditshmërinë tonë. ⠀
⠀
Duke qënë pjesëmarrëse për dy edicione, mendoj se formimi imka ardhur gradualisht. Ndryshimi para se të bëhesha pjesë e programit dhe pas dy edicioneve njëri pas tjetrit ka qënë shumë i madh.⠀
⠀
Nuk më mbetet gjë tjetër veçëse të falenderoj Re-Debate për mundësinë e pjesëmarrjes dhe për një “dhuratë” që do të mbetet gjithmonë në formimin tim.