Re-Debate 5.0: Shtigje të reja … pavarësisht sfidave!
26 Mars, 2020
Distancimi social dhe qasja e të rinjve të shkollave të mesme me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit
26 Prill, 2020

A po zhvilloni aftësi që nuk do të robotizohen?

E ardhmja e të punuarit duket e zymtë për shumicën e njerëzve. Qendra e studimeve Forrester ka vlerësuar së fundmi që këtë vit,10% e profesioneve në SHBA do të zëvëndësohen nga makineritë, dhe një tjetër studim nga qendra McKinsey ka rezultuar që përafërsisht gjysma e profesioneve në SHBA mund të zëvëndësohen nga makineritë dekadën e ardhshme.

 

Llojet e profesioneve që ka te ngjarë të zëvëndësohen nga makineritë janë ato profesione rutinë dhe që i përmbahen një skeme te caktuar pune.Ato variojnë që nga leximi i rrezeve X (së shpejti, imazheristët mund te kenë nje rol më të kufizuar, pra mund të zëvëndësohen lehtësisht nga makinerite ne leximin e këtyre rrezeve),vazhdojnë me drejtimin e kamionëve dhe deri tek magazinimi i depove .

 

Teksa shumë shkruajnë  për llojet e profesioneve qe ka te ngjarë  të zëvendësohen plotësisht, një tjetër teori që ende nuk është studiuar në detaje është që të mos e përqëndrojmë hulumtimin tonë tek profesionet që do të zëvëndesohen plotësisht por të interesohemi më tepër se proceset e cilave profesioneve që nuk janë robotizuar akoma do të zëvëndësohen nga makineritë.

 

Le të marim si shembull profesionin e mjekut: Është më se e qartë se diagnostikimi i sëmundjeve, së shpejti do të realizohet më mirë nga makineritë sesa nga njerëzit. Kur kemi në dispozicion grupe të dhënash për trajtim dhe testim, mësimi nga makineritë  është tmerrësisht efektiv sepse bëhet fjalë për nje gamë të gjerë sëmundjesh. Mirëpo, le të provojmë të ulemi me familjen dhe të diskutojmë mbi mënyrat e mjekimit të një sëmundjeje? Ka shumë pak të ngjarë, që kjo aftësi të zëvëndësohet nga makineritë në një të ardhme të afërt.

 

Tani le të marim si shembull një profesion krejtësisht të ndryshëm nga ai i mjekut: atë të baristit. Ne kafenenë X te San Franciskos, të gjithë baristët janë zëvëndësuar nga krahë robotikë fabrike, të cilët argëtojnë klientët me sjelljet e tyre të çuditshme ndërkohë që përgatisin pije. Megjithatë,edhe kafeneja X ka punësuar një njeri që iu mëson klientëve se si të përdorin teknologjinë për të porositur pijet e tyre dhe për të zgjidhur problemet që ato mund të hasin me baristin-robot.

 

Ka një ndryshim midis të qenurit barist me të qenurit banakier. Njerëzit shpesh janë të prirur të fillojnë të bisedojnë me banakierin. Kjo punë është më shumë se të qenurit thjesht një “përzierës pijesh”. Njësoj si me mjekun, lehtësisht ne mund ta analizojmë këtë profesion në dy pikëpamje;

-pikëpamja e profesionit rutinë dhe që i përmbahet një skeme të caktuar (përzierja dhe shërbimi i pijeve) dhe

-pikëpamja ndërvepruese (situatë e paparashikueshme në të cilën banakieri bisedon me klientet).

Pas analizimit të karakteristikave të një shumëllojshmërie punësh dhe profesionesh, dy lloje “punësh” janë për mua të veçanta dhe të vështira për tu zëvëndësuar nga makineritë:

 

Së pari, emocionet. Emocionet luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin midis njerëzve (kujtojmë mjekun teksa shtronte bisedën me familjen,ose banakierin që ndërvepronte me klientët). Praktikisht, emocionet janë te përfshira në të gjitha format e komunikimit jo-verbal dhe në ndjeshmërinë e individëve. Por, më tepër se kaq, na ndihmojnë që ti japim përparësi asaj që bëjmë, p.sh na ndihmojnë të vendosim se çfarë eshte primare për tu berë tani ,dhe çfarë mund të shtyhet për më vonë. Përveç faktit që janë të ndërlikuara dhe të koklavitura , emocionet tona ndërveprojnë së shumti në proceset tona vendimmarrëse. Ka qenë një proces sfidues të kuptohej shkencërisht funksionimi i emocioneve, dhe është e vështirë që ato të robotizohen.

 

Se dyti, struktura. Kur marin vendime, ose kur ndërveprojnë me të tjerët, njerëzit lehteësisht mund të marrin parasysh strukturën e vendimmarrjes apo të ndërveprimit. Duke qenë së është e hapur, struktura është veçanërisht interesante -për shembull, sa herë që jepen lajmet , ndryshon struktura në të cilën ne veprojmë. Për më tepër , ndryshimet në strukturë (psh zgjedhjet për një president që nuk mbështet asnjë parti) përveçse ndryshimit të mënyrës sesi faktorët ndërveprojnë me njëri tjetrin , mund të sjellin edhe risi në faktorë dhe të rikonfigurojnë organizimin e problemeve në mënyre financiare. Kjo përben një problem ne mësimin e makinerive, pasi ato operojnë në grupe të dhënash që janë krijuar fillimisht sipas strukturave të ndryshme. Prandaj, marrja parasysh e një strukture është sfidë më vete për robotizimin.

 

Marrja parasysh e strukturës, dhe aftesia jonë për të menaxhuar dhe vënë në punë emocionet, janë elementët kyç të mendimit kritik, zgjidhjes kreative të problemeve, komunikimit efektiv, të të mësuarit teknik dhe të një gjykimi të shëndoshë. Është provuar se të programosh makineritë që të imitojnë njohuri dhe aftësi të këtilla njerëzore ,është diçka shumë e vështirë dhe nuk eshtë ende e qartë se kur apo nëse përpjekjet e ditëve të sotshme per t’a arritur këtë do të japin fryte.

 

Dhe në fakt, këto janë aftësitë që punëdhënësit e punëve sistematike kërkojne tek kandidatët për punë. P.sh në një studim, 93% e punëdhënësve , deklaruan se “kapaciteti i të menduarit në mënyrë kritike të një kandidati për punë ,komunikimi i qartë dhe zgjidhja e problemeve komplekse është më e rëndeësishme sesa një diplomë universitare”. Përvec kësaj, punëdhënësit kërkojnë kandidatë që kanë spikatje të “aftësive të buta”, sic është të qenurit i aftë për të mësuar në mënyrë adaptive, marrja e vendimeve të duhura dhe të pasurit një mardhënke të mirë pune me të tjerët. Këto aftësi të spikatura futen tek gjërat që njerëzit mund ti bëjnë lehtesisht , por janë dhe do mbeten të vështira për t’u përvëtesuar nga  makineritë.

 

E gjithë kjo na udhëheq drejt sugjerimit që sistemet tona arsimore duhet të përqëndrohen jo thjesht në mënyren sesi njerërzit ndërveprojnë me teknologjinë, por edhe sesi mund të bëjme gjërat që teknologjia nuk do t’i bëjë edhe për disa kohë. Kjo është një qasje e re për të tipizuar natyrën themelore të “aftësive të buta” ,te cilat me gjasë janë emërtuar gabim:

Këto jane aftësite më të vështira për t’u kuptuar dhe për t’u përvetësuar nga truri ynë dhe që i kanë pozicionuar dhe do të vazhdojnë t’i pozicionojnë njerëzit një shkallë më lart se robotët.

Përshtatur nga LIBURNETIK

Lexoni artikullin në origjinal