Prezantohet Projekti Re-Debate 5.0, Kampionati Kombëtar i Debatit
19 Shkurt, 2020
Re-Debate 5.0: Shtigje të reja … pavarësisht sfidave!
26 Mars, 2020

Promovimi i Debatit Konstruktiv, LIBURNETIK Elbasan organizon një konkurs midis nxënësve të Shkollës 9-vjeçare “Qamil Guranjaku”

Promovimi i kulturës së debatit dhe mendimit kritik tek të rinjtë vazhdon të jetë një nga qëllimet kryesore të Organizatës LIBURNETIK. Në kuadër të Projektit Re-Debate – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit, i cili këtë vit po zbatohet për të tretin vit në 17 qytete të vendit, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një konkurs debati me nxënësit e Shkollës “Qamil Guranjaku”.

Në vijimësi të trajnimit të zhvilluar gjatë muajit shkurt mbi “mendimin kritik” dhe “debatin konstruktiv”, ditën e djeshme të rinjtë e LIBURNETIK Elbasan në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve dhe drejtorinë e kësaj shkolle, pilotuan për herë të parë formatin e debatit me nxënësit e shkollave 9-vjecare. Aktiviteti u mbështet nga Fondacioni ‘Shoqëria e Hapur për Shqipërinë’ (OSFA).

Bazuar në formatin IDEA u zhvilluan dy senanca debati në ambientet e Hotel Skampa, Elbasan. Pjesëmarrës direkt në këtët konkurs ishin 32 nxënës të kësaj shkolle (përkatësisht të klasave të VI, të VII, të VIII dhe të IX), të ndarë në dy skuadra me nga 16 pjesëtarë, të cilët më pas u ndanë sërish në dy pjesë “Pro” dhe “Kundër” e debatuan me njëri tjetrin.

Debatuesit u vlerësuan nga juria e përzgjedhur që përbëhej nga:

Znj. Greta Bicoku – mësuese në gjimnazin “Dhaskal Todri” dhe njëkohësisht mësuese koordinatore e grupit fitues të Redebate 4.1;

Znj. Marsida Çobo – mësuese në Shkollën “Fadil Gurmani” dhe pjesë e Këshillit të Prindërve në Shkollën “Qamil Guranjaku”;

Erka Tana – maturante në shkollën “Dhaskal Todri”,  lidere e skuadrës fituese të Redebate 4.1 në 2019 dhe gjithashtu një prej koordinatoreve të LIBURNETIK Elbasan.

Debatet u zhvilluan në dy faza, debati në grup dhe debati midis liderëve. Në fazën e debatit në grup, nxënësit debatuan mbi tema të njohura paraprakisht, nëpërmjet paketave të ofruara nga LIBURNETIK. Temat e përzgjedhura duke marrë parasysh aktualitetin dhe grupmoshën ishin: “Zhvillimi i turizmit në vëndet në zhvillim, strategji e mirë për daljen nga varfëria” dhe “Arsimi i lartë, elementi i vetëm i zhvillimit të një rinie të suksesshme”. Debatuesit shprehën argumentat e tyre brënda minutazhit të caktuar (një minut për secilin pjesëtar), duke shëmbëllyer tiparet e debatit konstruktiv.

Gjatë fazës së debatit të liderit, katër liderat e përzgjedhur debatuan mbi dy tema të panjohura për to, por të zgjedhura në përshtatje me interesat e tyre të momentit: “Përdorimi i rrjeteve sociale nga grupmosha 12-16 vjec duhet të lejohet” dhe “Roli i qeverisë së nxënësve në vendimarrjen në shkollë duhet të fuqizohet”. Liderët patën mundësinë të shprehin argumentat dhe opinionet e tyre përkatësisht katër herë nga dy minuta, duke treguar aftësi analizuese dhe organizuese mjaft të mira.

Juria bazuar mbi kriterët e vlerësimit të debatit konstruktiv (me të cilat ishin njohur paraprakisht) dhanë vlerësimin e tyre për dy grupet e debatuesve. Në të dy rastet, me një diferencë mjaft të vogël pikësh fitues u shpallën grupet “Pro”.

Pas dhënies së vlerësimit Z. Gentian Sejrani, anëtar i  Këshillit të Prindërve dhe bashkëpunues i LIBURNETIK në implementimin e këtij pilotimi së bashku me Znj. Mirela Delimeta, drejtore e Shkollës “Qamil Guranjaku”, mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse ku nuk munguan komentet pozitive për iniciativën e LIBURNETIK si dhe reflektimi mbi debatet e zhvilluara.

Të gjithë debatuesit u pajisën me çertifikata për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e tyre dinjitoz në debat si dhe shkollës “Qamil Guranjaku” iu dhurua një kupë simbolike që shenjon hapat e parë të nxënësve drejt yhvillimit të “mendimit kritik” dhe “debatit konstruktiv”

Në përfundim të këtij aktiviteti u vu re dëshira e të rinjëve për të përqafuar një qasje të re komunikimi dhe bashkëbisedimi për të trajtuar tema të ndryshme që nxisin respektin ndaj interlokutorit dhe zhvilimin e një mendimi të formuar në argumenta.

Dallimet midis një debati të kësaj grupmoshe e gjimnazistëve është pothuajse i padukshëm. Nxënësit e klasave të IX janë përgjithësisht gati e të përgatitur për të qenë pjesë e kampionateve si “Re-Debate” e mund të jenë një vlerë e shtuar për nga etika, bashkëpunimi e karizma që i karakterizon.

Aktiviteti i pasqzruar në media, BEST Channel, Elbasan