Ka përfunduar sot faza e trajnimeve të projektit Re-Debate 5.0 – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit.
Qyeteti i Durrësit ka qenë stacioni i fundit ku stafi i Organizatës Liburnetik dhe Kongresit Rinor Kombëtar kanë ndaluar për të zhvilluar seksion e fundit të trajnimit me nxënësit e shkollave të mesme Naim Frashëri, Gjergj Kastrioti dhe Leonik Tomeo.
Ndryshe nga dy vitet e kaluara, këtë edicion projekti Re-Debate ka përqafuar tre qytete të reja Sarandën, Pogradecin dhe Shjakun.
Synimi i Kampionatit Kombëtar të Debatit është zhvillimi i menditmit kritik si një koncept i domosdoshëm në edukimin e të rinjëve për të zhvilluar aftësitë e tyre për të argumentuar mbi tema të caktuara dhe për të rritur bashkëpunimin midis tyre. Gjatë trajnimeve të rinjtë e gjimnazeve patën mundësinë të përballen me modelin e debatit konstruktiv dhe etikën në komunikim. Modele të cilat ata do të kenë mundësinë që ti zhvillojnë me bashkëmoshatarët e tyre gjatë fazës së dytë të Debateve në nivel qyteti.
Të gjhitha këto aktivitete u organizuan në formën e një punëtorie në 50 shkollat e mesme, në 17 qytetet e përzgjedhura për këtë vit. Me mbylljen e fazës së trajnimeve, në vazhdim skuadrat e çdo shkolle do të pajisen me paketat përgatitore të cakuara nga stafi organizativ për t’ju lënë kohë mësueve koordinator të bëhen gati për fazën e debatit në nivel qyteti.