Organizata Liburnetik ka nisur zbatimin e edicionit të III-të të projektit “Re-Debate – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Përgjatë zbatimit të projektit stafi organizativ do të ketë mbështetjen e Kongresit Kombëtar Rinor, i cili do të ndjekë në çdo fazë rrugëtimin në të gjithë Shqipërinë.
Këtë vit Re-Debate 5.0, duke u bazuar edhe në dy edicionet e kaluara, premton një kampionat shumë interesant dhe konkurrues.
Falë bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, “Re-Debate 5.0 – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit” këtë vit do të përfshijë 50 shkolla të mesme publike dhe jo publike me një shtrirje në nivel kombëtar në 17 qytete, si një aktivitet jashtë kurrikular.
Bazuar në traditën e gjatë të projektit por edhe bashkëpunimit me aktorët protagonistë të Kampionatit Kombëtar të Debatit, edicioni i ri vjen me një ndryshim në formulën e përcaktimit të 16 skuadrave finaliste që do të përballen për çmimin e parë. Ndryshe nga dy vitet e kaluar, të 50 skuadrat që përfaqësojnë shkollat e mesme, do të garojnë në bazë të pikëve të grumbulluara gjatë fazës së debateve në nivel qyteti.
Qëllimi i projektit mbetet zhvillimi i mendimit kritik dhe edukimi i tolerancës për mendimin ndryshe dhe bashkëpunimi midis të rinjve, për t’i afruar ata drejt një modeli debati konstruktiv dhe etike në komunikim.
Projekti “Re-Debate, Rigjallërimi i Kulturës së Debatit” vazhdon si një domosdoshmëri për të rinjtë, pasi megjithëse mjetet e komunikimit në ditët e sotme janë të shumta dhe të larmishme, sërish në Shqipëri vihet re mungesa e hapësirave për debat nga qytetarët, për qytetarët dhe problemet e tyre.
Projekti do të shtrihet në 50 Shkolla të Mesme, në 17 qytete dhe do të përfshijë në mënyrë direkte dhe indirekte më shumë se 1,000 nxënës. Të gjitha aktivitetet, të cilat do të zgjasin rreth 10 muaj, do të zhvillohen nën formën e një Kampionati (Tournament), në tre faza përgjatë periudhës Tetor 2019 – Qershor 2020:
Gjatë dy edicioneve të kaluara, Organizata LIBURNETIK ka evidentuar se mbështetja për kultivimin e kulturës së debatit është e domosdoshme dhe ka një ndikim tek të rinjtë e shkollave të mesme.
Në ditët në vazhdim në faqen zyrtare të projektit do të publikohen edhe 17 qytetet me shkollat që do të jenë pjesë e Re-Debate 5.0. Nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të na ndiqni në liburnetik.org/redebate në @redebate5.0 dhe fb.com/LIBURNETIK