Tirana do të jetë qyteti që do të mirëpres per të dytin vit Finalen e Kampionatit Kombëtar të Debatit që do të përbyll projektin Re-Debate 4.1 – “Rigjallërimi i Kulturës së Debatit”, i cili zbatohet nga Liburnetik Organisation me mbështetjen e Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Kongresin Rinor Kombëtar, në datat 5 dhe 6 maj 2019.
Kampionati Kombëtar i Debatit midis 16 shkollave të mesme nga 15 qytete kryesore të vendit do të përbyll projektin Re-Debate 4.1 – “Rigjallërimi i Kulturës së Debatit”, një iniciativë në të cilën përgjatë vitit 2019, u përfshinë nxënës të shkollave të mesme nga qytetet e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Burrelit, Rrëshenit, Beratit, Fierit, Kukësit, Korçës, Elbasanit, Gramshit, Krujes dhe Fushë-Krujës të cilët kanë debatuar midis tyre me qëllimin e nxitjes të të menduarit kritik dhe të vlerave të një shoqërie të hapur e demokratike.
Në finale, do të marrin pjesë rreth 128 nxënës dhe 16 mësues që do të përfaqësojnë shkollat e mesme “Rrëshen” nga Rrësheni, “28 Nëntori” nga Burreli, “Jordan Misja” nga Shkodra, “Havzi Nela” nga Kukësi, “Qemal Stafa”, “Protagonistët”, “Ernest Koliqi”, “Harry T. Fultz ”nga Tirana, “Ibrahim Rugova” nga Kamza, “Hydajet Lezha” nga Lezha, “Skënderbeu” nga Kruja, “Shote Galica” nga Fushë-Kruja, “Dhaskal Todri” nga Elbasani, “Janaq Kilica” nga Fieri, “Naim Frashëri” nga Durrësi dhe “Themistokli Gërmenji” nga Korça.
Finalja e Kamionatit të Debatit do të organizohet në ambientet e Tirana International Hotel më datë 5 dhe 6 maj 2019.
Konsulto agjendën e dy ditëve këtu.