Pas një muaj rrugëtimi në qytetet kryesore të Shqipërisë, Shkodra ishte destinacioni final në fazën e debateve në rang qyteti në edicionin e dytë të Re-Debate që përcaktoi klasifikimin në rang kombëtar.
Re-Debate 4.1 solli një larmishmëri temash për debatet nga fusha e shoqërisë civile, ekonomia e vendit, teknologjia dhe përdorimi i saj, politikat sociale por edhe problematikat që aktualisht përballet sot vendi ynë duke sjellë në pah edhe ndjeshmërinë e të rinjve për çështjet të cilat shihen si përparësi për të ardhmen e tyre.
Me një angazhim maksimal nga stafi i organizatës LIBURNETIK si edhe mësueseve të nga shkollat konkuruese, dryshe nga edicioni i parë, Re-Debate solli këtë herë edhe përfshirjen e gjimnazeve jopublike. Para fillimit të fazës së debateve në nivel lokal, u zhvilluan gjithashtu edhe trajnimet sipas formateve të debatit të aplikuara në projekt, jo vetëm për nxënësit por edhe për mësuesit të cilët u angazhuan për të trajnuar si edhe zgjedhur nxënësit me aftësitë më të mira për të garuar në përballjet me bashkëmoshatarët e tyre.
I mbajtur në 15 qytete te vendit, niveli i debateve në rang qyteti përfshiu gjithsej 31 shkolla nga të cilat vetëm 16 shkollat e para në klasifikimin e mëposhtëm do të marrin pjesë në Fazën Finale.
61 debatet treguan se gjimnazistët e rinj shqiptarë, janë në vetëdije për problematikat aktuale si dhe ndërgjegjësimin për të krijuar një vend të qendrueshëm duke përfshirë formën e qeverisjes, politikat sociale dhe ekonominë.
Të gjitha debatet e zhvilluara mes 31 shkollave pjesëmarrëse në projekt, mund të shihen në faqen e LIBURNETIK në Youtube dhe Facebook ku dhe u transmetuan drejtëpëdrejtë dhe duke arritur një audiencë të lartë nga të gjitha grupmoshat por gjithashtu edhe sferat e shoqërisë civile dhe politikës.
Faza e debateve në rang kombëtar do të mbahet në datat 5 dhe 6 Maj 2019, ku do të zhvillohen eliminatoret, cerekfinalja, gjysemfinalja dhe Finalja e Madhe. në ambientet e Tirana International Hotel, në Tiranë.