Re-Debate 4.1 në KafeIN
27 Shkurt, 2019
Mendimi kritik, konkurs në formë debati | Kukës TV
13 Mars, 2019

Re-Debate 4.1, starton debati në rang qyteti; Gjimnazi Protagonistët, Qemal Stafa, Harry T. Fultz dhe Ernest Koliqi kandidat për finale!

Kampionati kombëtar i debatit në edicionin e tij të dytë ReDebate 4.1, ka nisur fazën e debateve në rang qyteti midis shkollave në qytetet ku projekti është duke u zbatuar.

Salla “Ofiçina” në ambientet e Harry Fultz mirëpriti në datat 2 dhe 3 Mars gjimnazistët e shkollave të mesme të Qytetit të Tiranës të cilët u ndeshën me njëri-tjetrin për të fituar statusin kandidat përfazën finale.

Të shtunën e 2 Marsit, u zhvilluan debatet mes Gjimnazit “Qemal Stafa” dhe Gjimnazit “Petro Nini Luarasi” dhe Gjimnazit Jopublik “Protagonistët” dhe Gjimnazit “Andon Zako Çajupi”. Debatet të cilët u fituan nga Gjimnazi “Qemal Stafa” dhe ai “Protagonistët” fitues me 249 pikë secili.


Ditën e dielë, 3 Mars, garuan përballë njëri tjetrit gjimnazi “Sami Frashëri” me shkollën profesionale “Harry T. Fultz”, fitues me 202 pikë, si edhe Gjimnazi “Ismail Qemali” me Gjimnazi jopublik “Ernest Koliqi”, fitues me 267 pikë.

14 debatet e tjera në nivel qyteti do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajt Mars në qytetet si Fier, Gramsh, Fushë Krujë, Kamëz, Krujë, Berat, Shkodër, Elbasan, Rrëshen, Burrel, Lezhë dhe Korçë. Gjatë kësaj faze shkollat fituese do të kalojnë në fazën finale të debatit në nivel kombëtar.