Adoleshentët sot nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar nga kjo klasë politike e aq më pak nga debati i përgjithshëm politik i cili i ka harruar çështjet që i përkasin kësaj grupmoshe siç është edhe e drejta e votës mbi moshën 16 vjeç. Anxhela Xhaka dhe Xhuliano Myrta, 2 nxënës të shkollave të mesme ishin sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV për ti “dhënë një leksion” politikanëve të sotëm sa i përket mënyrës se si zhvillohet diskursi politik.
Adoleshentët sot nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar nga kjo klasë politike e aq më pak nga debati i përgjithshëm politik i cili i ka harruar çështjet që i përkasin kësaj grupmoshe siç është edhe e drejta e votës mbi moshën 16 vjeç. Anxhela Xhaka dhe Xhuliano Myrta, 2 nxënës të shkollave të mesme ishin sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV për ti “dhënë një leksion” politikanëve të sotëm sa i përket mënyrës se si zhvillohet diskursi politik.
“Gjykoj që shqiptarët dhe rinia sidomos, dimë të ndajmë mendime por nuk dime të pranojmë mendime dhe argumente të reja që do të thotë se na mungon më shumë fleksibiliteti se sa etika e të debatuarit”- u shpreh nxënësja Anxhela Haka
“Duhet ti japim fund këtij miti që kush bërtet dhe ulëret ka të drejtë, pasi shqiptarët janë mësuar që nëse bërtasin për ata që besojnë se është e vërtetë atëherë është e vërtetë. Por besoj se duhet të nisim një reformatim për mënyrën se si debatojnë shqiptarët qoftë edhe ata më të vjetrit në moshë, sepse të debatosh duhet të kesh një etikë të caktuar”,- u shpreh nxënësi Xhuliano Myrta.
Të pyetur nëse ata ndjehen të përfaqësuar nga klasa politike aktuale, që të dy thanë se jo vetëm nga partitë politike por as nga programet e tyre, ata nuk ndjehet të përfaqësuar.
Jo, si nga klasa politike dhe as nga programet e tyre. Jam informuar edhe mbi programet. Është paragjykuese se një adoleshent të ketë një bindje politike.
Personalisht më kanë bërë shumë oferta për të qenë pjesë e forumeve rinore politike, por i kam parë të cekëta pasi ato që ofriojnë në raport me atë që ne kërkojmë janë si nata me ditën. unë mendoj se nuk ndihem i përfaqësuar dhe nuk do të ndihem në rast se klima nuk ndryshon dhe nuk i jep mundësi rinisë të shprehet.
Xhaka dhe Myrta kanë qenë pjesë e projektit “Re-debate, Rigjallërimi i kulturës së debatit” që ka rinisur në 2017-ën dhe po zbatohet aktualisht nga organizata “Liburnetik” me qëllimin për të trajnuar të rinjtë të mësojnë të debatojnë përmes kultivimit të mendimit kritik dhe fokusimit tek forca e argumentave. 2 të rinjtë improvizuan në studion e “Rreze Dielli” edhe një mini-debat mbi temën e të drejtës së votës për 16 vjeçarët, ku dhanë argumentat e tyre pro dhe kundër.
Mendoj se çiltërsia e brezit që po vjen , e meriton të votojë. Ne si brez e meritojmë më shumë të vototjmë se sa disa që e shesin votën shumë lirë”,- tha në studion e “Rreze Dielli nxënësi Xhuliano Myrta
Ndërkaq Dritan Sakuta, një prej anëtarëve të organizatës “Liburnetik” shpjegoi se projekti “ Re-Debate 4.1, Rigjallërimi i kulturës së debatit” ka për qëllim të krijojë modele që edukojnë qytetarët, veçanërisht të rinjtë me vlerat e një shoqërie të hapur, tolerante dhe bashkëpunuese. Bëhet fjalë për një kampionat të mirëfilltë debati mes rreth 900 nxënësve nga 31 shkolla të mesme në 15 qytete të vendit.
Ne me këtë projekt kemi shpresën dhe besimin se duke pasur edhe mbështetjen e ministrisë, në një të nesërme të futet edhe në kurrikulën shkollore. Kjo është ajo që ne synojmë. Zhvillimi i mendimit kritik, sigurisht është shumë i rëndësishëm, por më tepër të interesuar do ishim sikur mos të ishte një grup i vogël i cili e përfiton këtë lloj kulture, por të gjithë.
Dritan Sakuta, Organizata “Liburnetik