Faza e Eliminatoreve të Re-Debate 4.0: Emrat e gjimnazeve të 8 Debateve
29 Maj, 2018
Kampionati i Kombëtar i Debatit në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus
18 Qershor, 2018

Re-Debate 4.0 – Finalja e Kampionatit Kombëtar të Debatit do të mbahet në datat 18 dhe 19 qershor 2018

Tirana do të jetë qyteti që do të mirëpres Finalen e Kampionatit Kombëtar të Debatit që do të përbyll projektin Re-Debate 4.0 – “Rigjallërimi i Kulturës së Debatit”, i cili zbatohet nga Liburnetik Organisation me mbështetjen e Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe SHKR (Shërbimin Kombëtar për Rininë),  në datat 18 dhe 19 qershor 2018.

Kampionati Kombëtar i Debatit midis 16 shkollave të mesme nga 14 qytete kryesore të vendit do të përbyll projektin Re-Debate 4.0 – “Rigjallërimi i Kulturës së Debatit”, një iniciativë në të cilën përgjatë vitit 2018, u përfshinë 432 nxënës të shkollave të mesme nga qytetet e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Burrelit, Rrëshenit, Vlorës, Fierit, Lushnjes, Korçës, Elbasanit, Gramshit dhe Gjirokastrës të cilët kanë debatuar midis tyre me qëllimin e nxitjes të të menduarit kritik dhe të vlerave të një shoqërie të hapur e demokratike.

Në finale, do të marrin pjesë rreth 128 nxënës dhe 32 mësues që do të përfaqësojnë shkollat e mesme “Rrëshen” nga Rrësheni, “28 Nëntori” nga Burreli,  “28 Nëntori” nga Shkodra, “18 Tetori” nga Lushnja, “Asim Zeneli” nga Gjirokastra, “Qemal Stafa”, “Petronini Luarasi”, “Andon Zako Çajupi” nga Tirana,  “Isa Boletini” nga Kamza, “Hydajet Lezha” nga Lezha, “Halim Xhelo” nga Vlora, “Dhaskal Todri” nga Elbasani, “Janaq Kilica” nga Fieri, “Shefqet Guzi” nga Gramshi, “Naim Frashëri” nga Durrësi dhe “Raqi Qirinxhi” nga Korça.

Finalja e Kamionatit të Debatit do të organizohet në ambientet e Tirana International Hotel (Salla Abret dhe Salla Teuta) më datë 18 qershor dhe më datë 19 qershor 2018 në ambientet e Pallatit të Kongreseve (Salla Convegno Kati II).

Konsulto agjendën e dy ditëve këtu.