Ka përfunduar me sukses faza e debateve në nivel qyteti i Projektit Re-Debate 4.0 – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit.
I pagëzuar ndryshe si Kambionati Kombëtar i Debatit, Re-Debate 4.0 vazhdon misionin e tij për fazat pasardhëse për tu zhvendosur në kryeqytet, ku do të zhvillohen eliminatoret, cerekfinalja, gjysemfinalja dhe Finalja e Madhe.
Faza e debateve në nivel qyteti nisi rrugëtimin nga qyteti i Burrelit për të vazhduar udhëtimin në 13 qytetet e tjera të përfshira në këtë fazë me finalizimin ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.
Gjatë kësaj faze u perfshin 25 gjimnaze në nivel kombëtar nga 14 qytete.
14 Debatet e zhvilluar u transmetuan drejtëpërdrejtë në faqen facebook të Liburnetik Organisation. Nga kjo fazë u kualifikuan gjimnazet që do të vazhdojnë më tej garën për fazën e Eliminatoreve.
Në vazhdim lista me emrat e shkollave të përbërë nga skuadrat prej 8 nxënës:
Gjimnazi “Rrëshen” Rrëshen
Gjimnazi “28 Nëntori” Burrel
Gjimnazi “28 Nëntori” Shkodër
Gjimnazi “18 Tetori” Lushnje
Gjimnazi “Asim Zeneli” Gjirokastër
Gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë
Gjimnazi “Isa Boletini” Kamëz
Gjimnazi “Hydajet Lezha” Lezhë
Gjimnazi “Halim Xhelo” Vlorë
Gjimnazi Dhaskal Todri” Elbasan
Gjimnazi “Petronini Luarasi” Tiranë
Gjimnazi “Janaq Kilica” Fier
Gjimnazi “Shefqet Guzi” Gramsh
Gjimnazi Naim Frashëri” Durrës
Gjimnazi “Andon Zako Çajupi” Tiranë
Gjimnazi “Raqi Qirinxhi” Korçë