Ka nisur faza e debateve në nivel shkolle e projektit Re-Debate 4.0. Qyteti i Elbasanit ka hapur këtë fazë, e cila do të zhvillohet në 9 qytete dhe do të përfshije 22 shkolla nga ku do të dalin edhe skuadrat përfaqësuese të cdo qyteti, për të vazhduar më pas me fazën e debateve në nivel qyeti.
Pas fazës së trajnimeve, nxënësit e angazhuar në projekt kanë pasur kohën e mjaftueshme përgatitore për përballjen me Raundin e parë të Debateve. Gjatë kësaj periudhe cdo shkollë është pajisur me 5 paketat kërkimore, 5 temat e përcaktuara dhe 5 temat spontane. Të udhëhequr nga mësuesit koordinatorë, grupet e cdo shkolle, ne 22 shkollat pjesemarrese do të organizojnë një debat nga ku do të përzgjidhen skuadra fituese e shkollës që do të kualifikohet për në fazën pasardhëse.
Nga secili qytet që sheh të pëfshira 2 shkolla të mesme do ketë vetëm një skuadër e cila do kualifikohet për në fazën e eliminatoreve. Qytetet që përfaqësohen në tournament vetëm nga një shkollë, pas garimit brenda shkollës do kualifikohen në mënyrë direkte për në fazën e eliminatoreve.
Në vazhdim kalendari i me data e debateve në nivel shkolle: