Organizata LIBURNETIK është duke zbatuar projektin “Re-Debate 4.0 Rigjallërimi i Kulturës së Debatit” midis periudhës Shtator 2017 – Qershor 2018 duke zhvilluar ‘Kampionatin e Debatit’ në 14 qytete të cilat përfaqësohen nga 27 shkolla të mesme.
Ky projekt synon të ndihmojë të rinjtë debatues të zhvillojnë aftësi komunikuese, të menduarit kritik, të inkurajojë tolerancën dhe respektin mbi idetë e ndryshme si dhe të promovojë rritjen e interesit tek të rinjtë mbi ngjarjet aktuale.
Për identifikimin e temave të debateve janë testuar tema të ndryshme duke marrë në konsideratë një sërë elementësh që lidhen me interesat e nxënësve, aktualitetin dhe me prioritetet e shoqërisë shqiptare nën spektrin politiko-social e kulturor.
Temat e Kampionatit të Debateve janë:
Ju ftojmë të na ndiqni në vazhdim në faqen tonë të internetit: www.liburnetik.org/redebate dhe në faqen tonë në Facebook https://www.facebook.com/LiburnEtik/ ku do të transmetojmë live të gjitha debatet.