Përcaktohen shkollat pjesëmarrëse në fazën e parë të projektit
19 Janar, 2018
Shtyhet data e event prezantimit të Projektit Re-Debate 4.0 – Rigjallërimi i Kulturës së Debatit
21 Mars, 2018

Nis faza e trajnimeve të projektit RE-DEBATE 4.0

Ka nisur të dielën, datë 28 Janar, faza e trajnimeve të Projektit RE-DEBATE 4.0, e cila do të zhvillohet në 27 shkollat e përzgjedhura, në rang kombëtar.

Trajnimi i parë është zhvilluar në qytetin e Lezhës në ambjentet e Gjimnazit “Hydajet Lezha”. Pjesë e këtij trajnimi ishin 16 nxënës të këtij gjimnazi, 16 nxënës nga gjimnazi “Ishull-Lezhë” dhe 4 mësues të gjimnazeve respektive.

Trajnimi i dytë është zhvilluar në qytetin e Shkodrës me nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” dhe të gjimnazit “28 Nëntori” në ambjentet e këtij të fundit.

Grupi i punës, i përfaqësuar nga dy trajneret, Oltjana Rama dhe Lorela Musta, ka udhëhequr nxënësit për mënyrën se si do të organizohen debatet përmes aktiviteve të parashtruara në planin e punës. Koordinatorët e projektit bënë një prezantim të projektit dhe mënyrës se si do vijojnë aktivitetet e debateve, rrugëtimi i kampionatit, fazat e tij dhe në vija të përgjithshme edhe metodologjinë e debateve.

Më pas, ishin trajneret që zhvilluan aktivitetin, shpjeguan më në detaje metodologjinë e kampionatit, krijuan hapësirat e duhura brenda një programi të ndërthurur me ushtrime për punën në grup dhe mini simulime debatesh.

Gjatë këtyre dy trajnimeve të para meriton të përmendet pjesëmarrja aktive e nxënësve dhe interesi i treguar për programin e trajnimit.

Në vazhdim Kalendari i Trajnimeve për të gjitha qytetet.