COVER NDERMJETESIMI

Ndërmjetësimi ndërkulturor dhe roli i Ndërmjetësit gjatë procesit të Integrimit social

 

Rreth projektit

Qëllimi kryesor i projektit është përgatitja e terrenit për të menaxhuar në mënyrë nivele të ndryshme flukset migruese, qofshin këto refugjatë apo emigrantë të kthyer.
Ky projekt shtrihet në dy linja paralele: nga njëra anë fillon me një proces advokimi mbi rëndësinë e formimit të figurës së Ndërmjetësit ndërkulturor dhe nga ana tjetër Zhvillohet për të parën herë një program formësues për 25 të rinj, të cilët në fund të programit do të jenë të pajisur me aftësitë e duhura për tu cilësuar si Ndërmjetës Ndëkulturorë.

Programi i projektit do të zbatohet fillimisht me një cikël trajnimesh dhe një periudhë praktike në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit (QKPA).

Temat që do të trajtohen gjatë trajnimeve:

  • Antropologjia Kulturore dhe Sociologjia e Emigrimit;
  • Globalizimi, Transformimet Socio-Ekonomike dhe flukset migruese;
  • Diferencat kulturore dhe modelet e bashkëjetesës;
  • Integrimi dhe ndërmjetësimi kulturor në marrëdhëniet ditore: Shkolla, Shëndeti, Puna;
  • Ligji, Integrimi Kulturor Dhe Ndërmjetësimi. Krahasimi mes legjislacionit shqiptar, evropian dhe ndërkombëtar;
  • Kultura, Gjuha e Trupit dhe Gjuha Verbale, Dallimet Gjinore: Ndryshimet që lindin nga Integrimi Kulturor.

Trajnimet do të zhvillohen nga ekspertë shqiptar dhe ndërkombëtar me eksperiencë në fushën e ndërmjetësimit social-kulturor.

 

Implementuar
Organizata LIBURNETIK

Mbështetur
AMSHC