Ftese per Oferte: Blerje Autoveture
20 Nëntor, 2024
PËRSE DUHET TË VINI NË VLORË
28 Janar, 2025

Ftese per Oferte: Ofrimi i shërbimeve në kuadër të projektit ‘Nomad Tech – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Inovatorëve’

 

FTESË PËR OFERTË

 

Autoriteti Kontraktues:                    Shoqata LIBURNETIK

Adresa:                                               Rr. ‘Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.4 Kodi Postar 1017,     Tirane,  Shqiperi
E-mail:                                               info@liburnetik.org

Data e Fillimit të Prokurimit:             25 Nëntor 2024

Afati i dorëzimit të ofertës:                  30 Dhjetor 2024

 

 

INFORMACION MBI ORGANIZATËN

LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve inovative. Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014 si e Pavarur dhe degë e organizatës italiane ASAL Student, Leçe, Itali, e themeluar në 2007-n nga një grup studentësh shqiptarë dhe italianë.Aktivitetet e organizatës LIBURNETIK, ashtu sikurse ato të ASAL Student, e fokusojnë veprimtarinë e saj tek të Rinjtë protagonistë për krijimin e një mendësie të re, në shërbim të shoqërisë civile dhe tek Diversiteti, vlerë e shtuar e një shoqërie europiane bashkohore.

LIBURNETIK mbështetet tek parimet e përcaktuara nga Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe nga traktati i Lisbonës dhe ka si parim bazë respektimin e plotë të botës njerëzore, kulturore dhe shpirtërore të individit.

 

INFORMACION MBI PROJEKTIN

Projekti “Nomad Tech – Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Novatorëve” është pjesë e një iniciative të gjerë për të mbështetur ekosistemin e Start-up-eve në Shqipëri. Ai synon të krijojë një ambient më të favorshëm për inovacionin dhe sipërmarrjen, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike dhe menaxheriale të të rinjve dhe përmirësimin e aksesit të tyre në financim dhe tregje ndërkombëtare.

Projekti do të zbatohet për një periudhë 24-mujore, me synimin për të ndikuar në transformimin ekonomik të Shqipërisë përmes rritjes së kapaciteteve sipërmarrëse dhe mbështetjes së Start-up-eve me potencial të lartë për rritje.

Objektivat kryesore të projektit janë:

  • Fuqizimi i Start-up-eve të drejtuara nga të rinjtë përmes trajnimeve të specializuara, mentorimit dhe ndihmës teknike.
  • Zhvillimi i një ekosistemi të qëndrueshëm për sipërmarrjen, duke adresuar sfidat ligjore dhe rregullatore që kufizojnë rritjen e Start-up-eve.
  • Ndërtimi i rrjeteve ndërkombëtare për inovacionin, për të ndihmuar sipërmarrësit shqiptarë të hyjnë në tregje të reja dhe të krijojnë partneritete strategjike.
  • Lehtësimi i aksesit në financim, duke lidhur Start-up-et me investitorë dhe organizata mbështetëse.

Projekti do të zbatohet përmes një kombinimi të trajnimeve intensive, eventeve rrjetëzimi, skemave të financimit dhe takimeve me investitorë ndërkombëtarë, duke siguruar që sipërmarrësit e rinj të kenë mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të zhvilluar bizneset e tyre.

OBJEKTI I KONTRATËS

Qëllimi i kësaj kontrate është të përzgjedhë një subjekt të specializuar për ofrimin e një sërë shërbimesh që përfshijnë trajnimin, rrjetëzimin, analizat mbi ekosistemin e Start-up-eve dhe zhvillimin e mundësive për investim.

Në veçanti, subjekti i kontraktuar do të zbatojë një paketë të plotë shërbimesh, duke përfshirë:

  • Organizimin e një programi trajnimi për Start-up-et, që mbulon tema si zhvillimi i modelit të biznesit, financimi, marketingu, operacionet dhe inovacioni teknologjik.
  • Realizimin e një studimi mbi ekosistemin e Start-up-eve në Shqipëri, duke analizuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të sipërmarrjeve të reja.
  • MasterClass-a/Tryeza të rrumbullakta dhe Seminare me përfaqësues të kompanive të konsoliduara në treg, ekspert të marketingut dhe legjislacionit, dhomat e tregtisë.
  • Krijimin e mundësive për rrjetëzim mes Start-up-eve dhe bizneseve të tjera, përmes organizimit të eventeve ku sipërmarrësit mund të ndajnë përvoja dhe të krijojnë bashkëpunime strategjike.
  • Organizimin e takimeve me investitorë dhe organizata mbështetëse ndërkombëtare, për të ndihmuar Start-up-et shqiptare të krijojnë kontakte të vlefshme për rritjen e tyre.

 

KOHËZGJATJA E KONTRATËS DHE AFATET

Kontrata do të zgjasë 18 muaj, nga Janar 2025 deri në Qershor 2026.

Autoriteti kontraktues rezervon të drejtën për të ndryshuar numrin ose datat e aktiviteteve të planifikuara, duke informuar dhe konsultuar subjektin e kontraktuar.

Njoftimi për firmosjen e kontratës do të bëhet deri në 15 ditë pas mbylljes së procedures së prokurimit përmes postës elektronike.

 

VLERA E KONTRATËS, PAGESAT DHE AFATET

  1. Pagesat do të kryhen në tri transhe vetëm përmes transaksionit në llogarinë bankare.
  2. Pagesa e parë do të bëhet pas nënshkrimit të kontratës dhe dorëzimit të faturës përkatëse nga subjekti i kontraktuar.
  3. Çdo pagesë do të bëhet vetëm pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës, përfshirë raporte mbi progresin dhe evidencat për realizimin e aktiviteteve.
  4. Autoriteti kontraktues rezervon të drejtën për të rishikuar dhe rregulluar planin e pagesave në konsultim me subjektin e kontraktuar, në rast të ndryshimeve të papritura ose nevojave të projektit.

DORËZIMI I OFERTAVE

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentat si vijon.

a.       Dokumente Administrative

  1. Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) – Dokument i përditësuar që vërteton regjistrimin e subjektit dhe objektin e veprimtarisë së tij.
  2. Dokumentacion vërtetues i statusit aktiv – Konfirmon se subjekti është aktiv dhe operon në përputhje me legjislacionin shqiptar.
  3. Vërtetim që subjekti nuk ka detyrime të papaguara ndaj autoriteteve tatimore – Dokument lëshuar nga Administrata Tatimore, që tregon se subjekti nuk ka borxhe të prapambetura ose detyrime të papaguara ndaj shtetit.
  1. Deklaratën mbi Konfliktin e Interesave – Sipas fromës bashkëlidhur Annex B të Termave të Referencës

b.      Dokumente Financiare

  1. Oferta financiare – E plotësuar sipas formatit të përcaktuar nga autoriteti kontraktues bashkëlidhur Annex A të Termave të Referencës

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 30 Dhjetor 2024.

  • Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në adresën: Shoqata LIBURNETIK
    Rr. “Kostandin Kristoforidhi”, H.1 Ap.4, Kodi Postar 1017, Tiranë, Shqipëri
  • Zarfi duhet të përmbajë si mbishkrim:
    • Të dhënat e ofertuesit
    • Të dhënat e autoritetit kontraktues
    • Subjekt: Ofertë për Shërbime sipas shpalljes dt. 25 Nëntor 2024

 

 

 

DOKUMENTAT E PROKURIMIT

  1.  Termat e References (Kliko për ti shkarkuar)
  2. Annex A – Template i Propozimit Financiar
  3. Annex B – DEKLARATË MBI KONFLIKTIN E INTERESAVE