Forumi Tematik Rinor Sarande (1)

Cyber-Bullizmi në Media Sociale

 

Rreth projektit

Projekti “Në Duar të Sigurta” në edicionin II synon fuqizimin e Forumit Tematik Sarandë, duke vënë në fokus të rinjtë e forumit të konsoliduar dhe angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe zbatimin e iniciativave të reja duke përfshirë të rinjtë të tjerë që duan të kontribuojnë në komunitet.

Projekti synon të ketë një impakt lokal, gjithëpërfshirës dhe ndërveprues mes aktorëve të ndryshëm në shoqëri, duke nxjerrë në pah si përfitues të rinjtë e Bashkisë Sarandë, organet e pushtetit vendor dhe përfaqësuesit e tyre dhe Komunitetin.

Ky projekt do të krijojë strukturën e Forumit Tematik Rinor, duke synuar të rijetësojë komunitetin përmes nxitjes së kulturës së debatit dhe aktivizmit rinor.

Implementuar
Organizata LIBURNETIK

Mbështetur

Programi ReLoaD 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP