Cyber-Bullizmi në Media Sociale
Rreth projektit
Me mbështetjen e ANTEA Cement Sh.A, LIBURNETIK ka arritur të përmbyllë me sukses projektin “Cyberbullizmi në mediat sociale.”
Duke konsideruar faktin se mediat sociale dhe interneti janë një mjet i përditshmërisë së fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve, janë rritur ndjeshëm edhe rreziqet që shoqërohen me ekspozimin ndaj informacioneve të dëmshme si dhe formave të transmetimit të komenteve apo postimeve me përmbajtje negative dhe përgjithësisht anonime, diskriminuese dhe bullizuese të cilat shkaktojnë intimidim, izolim shoqëror e deri në format më komplekse të problemeve psikologjike si ankthi e depresioni.
Qëllimi i këtij programi ishte të zhvillonte aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese me fëmijët, por në prezencë të mësuesve dhe disa herë edhe prindërve, me qëllim që fenomeni i cyber-bullizmit të identifikohej, kuptohej dhe parandalohej në format më efektive.
Përgjatë zbatimit të këtij projektit nëpërmjet takimeve me nxënësit, mësuesit dhe prindërit u diskutua mbi rreziqet potenciale të rrjeteve sociale, u zhvilluan seanca informuese dhe ndërgjegjësuese me metoda bashkëkohore angazhimi social të cilat prodhuan rritje të kuriozitetit dhe të menduarit kritik rreth cështjeve që lidhen me komentet dhe informacionet e transmetuara në mediat sociale.
Në përfundim nëpërmjet reflektimit bashkarisht mbi fenomenin dhe angazhimin në ushtrime praktike u arrit që të kishte një impact te të rinjtë për të qenë aktivë dhe për të pasur një mendim kritik mbi problematikat që cyberbullizmi shkakton, si dhe të shprehnin gatishmërinë për t’iu paraprirë dhe përgjigjur këtij fenomeni.
Implementuar
Organizata LIBURNETIK
Mbështetur
ANTEA Cement